• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje drejtuesi i motorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor është shënuar në aksin ku ‘Bulevardi i ri’ lidhet me Yzberishin. Nga të dhënat paraprake mësohet se një drejtues motori është përplasur për vdekje. Motori është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i dyrrotakëshit.

Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë grupi hetimor dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *