• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, ‘Audi’ përplas një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar. Mesohe se një makinë tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç ka përplasur këmbësoren V., rreth 60 vjeçe. Kjo e fundit kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *