• |
ide | kryesore

AstraZeneca cakton 1 milionë dollarë ndihmë humanitare për Indinë

-Instant, Lajme, Planet



Prodhuesi britaniko-suedez i medikamenteve AstraZeneca ka caktuar 1 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Indinë dhe komunitetet e tjera në botë të goditura rëndë nga pandemia. Lajmin e bëri të ditur kompania në një deklaratë për mediat të martën.

“Kjo përfshin caktimin e 250,000 USD për Direct Relief për të mbështetur përpjekjet e Indisë, ku përfshihet shpërndarja e koncentratorëve të oksigjenit, ilaçeve, furnizimeve të tjera dhe pajisjeve personale mbrojtëse (PPE) për të siguruar trajtim dhe kujdes për të sëmurët me Covid-19,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, në deklaratë nuk specifikohet se ku do të dërgohet pjesa tjetër e parave.

“Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ndryshuar rrjedhën e pandemisë për njerëzit e Indisë,” tha CEO i AstraZeneca Pascal Soriot.

Që nga fillimi i pandemisë, India numëron 23,2 milionë të infektuar dhe 253,352 humbje jete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *