• |
ide | kryesore

Billie Eilish flet për ‘shndërrimin’ e saj në Vogue: S’doja të postoja më kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish mori gjithë vëmendjen kur u shfaq në kopertinën e Vogue, me një pamje krejt ndryshe nga ç’janë mësuar ta shohin njerëzit. Në intervistën shoqëruar me setin fotografik, ajo tha se ideja për fotot ishte e saj, sepse donte të provonte diçka të re.

“S’kam bërë ndonjëherë diçka të tillë. Përveçse vetëm, sigurisht.”

Më pas, këngëtarja vazhdoi të tregonte se zgjodhi të vishte korse sepse është e pasigurt për barkun e saj, duke paraprirë çdo reagim që mund të marrë për vendimin: “Pozitiviteti ndaj trupave është ‘gjithçka që ju bën të ndiheni mirë’. Nëse doni të bëni një operacion, bëjeni. Nëse doni të vishni një fustan, për të cilin dikush ju thotë se s’ju rri mirë, visheni. Nëse ndiheni mirë, do të dukeni mirë.”

Një prej fotove të hedhura në Instagramin e saj është aktualisht postimi i katërt më i pëlqyer i të gjitha kohërave në platformë, me rreth 21.5 milionë pëlqime. Megjithatë, gjatë një interviste këtë javë, këngëtarja ndau me njerëzit ndjesitë e saj pas reagimit të fotove, duke i quajtur “të mahnitshme”, por “edhe të frikshme”.

“Mendoj se më shumë më bënë që të mos postoja më kurrë. Ndjej se doja të postoja më shumë kur kisha më pak njerëz që kujdeseshin për pamjen time. Tani më duket e frikshme. Ka qenë një javë e çmendur, surreale.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *