• |
ide | kryesore

Boks/ Fury-Joshua, për herë të parë katër titujt në ring: përcaktohet vendi dhe data e duelit të shekullit

-Instant, Sport



Detaje të reja vijnë në lidhje me të parën nga dy ndeshjet e vlefshme për titullin e unifikuar të botës në peshat e rënda mes britanikut Anthony Joshua, mbajtësit të kurorave WBA, IBF dhe WBO dhe Tyson Fury, kampion për versionin WBC. Promovuesi i sfidave, Eddie Hearn, ka njoftuar për Sky Sports se takimi do të mbahet në Arabinë Saudite në një vend ende të papërcaktuar. Sa për ditën e sfidës së parë, Hearn zbuloi se bëhet fjalë për “7 ose 14 gusht”, por meqenëse Lojërat Olimpike të Tokios duhet të përfundojnë më 8 gusht, data e dytë është më e mundshme.

Hearn shtoi gjithashtu se po punojnë për ndeshjet “të njëjtët njerëz” që organizuan revanshin e Joshua ndaj Andy Ruiz Jr. Në këtë ndeshje, Anthony Joshua rifitoi gjerdanët WBA, WBO dhe IBF duke mundur Ruiz në Diriyah, në periferi të kryeqytetit Saudit, Riad, në dhjetor 2019. Negociatat për shpërblimet për këtë “takim të dyfishtë të shekullit” u finalizuan në mars, siç konfirmohet nga vetë Hearn. Të dy boksierët do të ndajnë shumën e ndeshjes së parë saktësisht përgjysmë, ndërsa në sfidën e dytë të planifikuar për në dimër – revansh – fituesi do të marrë 60% të të ardhurave dhe humbësi 40%. Beteja në ring do të shohë për herë të parë në histori një ndeshje që përfshin të katër gjerdanët e peshave të rënda. Kampioni i fundit i padiskutueshëm i peshave të rënda ishte britaniku Lennox Leëis nga 1999 në 2000.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *