• |
ide | kryesore

“Çmendesha për Baggion e Del Pieron”: Lewandowski tregon idhujt dhe keqardhjen për Topin e Artë të munguar

-Instant, Sport



Ai është simboli i Bayern 2020 kampion i gjithckaje dhe sulmuesi i vitit të ri. As Cristiano Ronaldo, Messi, Mbappé, Lukaku dhe Haaland nuk po arrijnë të mbajnë hapin e tij. Robert Lewandowski është një makinë golash: 46 realizime këtë sezon, 39 në Bundesligë pas tregolëshit fantastik të së shtunës kundër Borussia Mönchengladbach. «Adhuroj të shënoj që kur isha fëmijë, ka qenë pasioni im që kur isha 6-7 vjeç. Jam rritur duke parë futboll në televizion dhe duke ëndërruar të imitoj së pari Roberto Baggio dhe pastaj Alessandro Del Pieron», tregon polaku ekskluzivisht për Tuttosport. Qendërsulmuesi 32 vjecar sapo i është gëzuar titullit të 9 kampion personal (në të kaluarën ka triumfuar dy herë me Borussia Dortmund) dhe i nëntë radhazi për Bayern, i cili pas këtij suksesi është i barabartë me udhëheqjen e Juventusit në Serie A.

BAGGIO E DEL PIERO IDHUJT E FËMIJËRISË
«Roby Baggio ishte idhulli im i parë. E shihja duke luajtur për Italinë dhe çmendesha për të: teknikën, driblimin, golat dhe madje edhe bishtalecin. Nga ana tjetër, Del Pieron, e mbaj mend me Juventusin».

TOPI I ARTË I MUNGUAR
«Eh, Topi i Artë dhe Lojtari i Artë janë të dy prej ari… Jam krenar për atë që bëra në vitin 2020, por nuk mendoj më për këtë. Mendimi i parë është gjithmonë për të fituar tituj të rinj me shokët e mi të skuadrës, me Bayern. Çmimet personale janë të këndshme, por ato janë pasojë e rezultateve të ekipit ».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *