• |
ide | kryesore

Debati me Nedved, fundi i Paraticit tek Juventus: bardhezinjtë do të ndryshojnë gjithçka për sezonin e ri

-Instant, Sport



Champions apo jo, gjithcka do të ndryshojë. Më mirë me hyrjen në Europën më prestigjoze të arritur, por në çdo rast ristilizimi i Juves është pothuajse i sigurt. E nuk bëhet fjalë për pankinën e ekipin, por edhe për strukturën e shoqërisë, sepse nëse nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në majën e klubit, është më lehtë të imagjinohet një rishikim i strukturës themelore menaxheriale. I pari që mendohet se do të ndryshojë ambjent është Fabio Paratici: përballja verbale me Pavel Nedved në fund të ndeshjes me Milan tregon një ndryshim pikëpamjesh që tani është bërë e vështirë për t’u kapërcyer. Paratici paguan personalisht për vitin katastrofik të Juves deri më tani (brenda dhe jashtë fushës, duke kujtuar gjithashtu çështjen Suarez) dhe tani mbi të bien përgjegjësitë, në fakt që janë të të gjithëve, në lidhje me sesionet e pakënaqshme të merkatos. Vendin e tij mund ta zërë, në rast largimi, drejtori aktual i Napolit, Cristiano Giuntoli.

E ardhmja e Pavel Nedved, nga ana tjetër, duket se është e lidhur ngushtë me atë të Andrea Agnellit: pozicioni i zv/presidentit të Juventusit mund të lëkundet vetëm në rast ndryshimesh në nivelet më të larta. Sidoqoftë, zërat për një kthim të mundshëm në shoqëri të Alex Del Pieros së bashku me ata që duan Marcello Lippin si përgjegjësin e ardhshëm të zonës teknike, lënë çdo diskutim të hapur. Nëse në këtë moment përqendrimi, vëmendja dhe çdo forcë e vetme drejtohet në 180 minutat e ardhshme delikate dhe vendimtare të kampionatit (dhe në finalen e Kupës së Italisë), pastaj është e sigurtë se bardhezinjtë do të kthejnë faqen, me një rimodelim që nuk do ti përkasë vetëm ekipit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *