• |
ide | kryesore

Dekorimi nga Vuçiç i nobelistit Handke, reagon Enver Hoxhaj: Mori çmim si vlerësim për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dekoruar shkrimtarin austriak Peter Handke me titullin më të lartë “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjevicit”. Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviçit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *