• |
ide | kryesore

Franca thërret Mbappe për Tokyo 2020, PSG reagon: “Nuk është e thënë që do shkojë në Olimpiadë”

-Instant, Sport



Kylian Mbappé, ylli i Paris Saint-Germain, është përfshirë në listën paraprake të skuadrës, të përbërë nga 85 emra për Lojërat Olimpike të Tokios të dhëna nga Sylvain Ripoll, i cili do të drejtojë ekipin kombëtar francez në Japoni duke filluar nga 22 korriku. Sipas L’Equipe, kjo gjë nuk i ka pëlqyer PSG, duke marrë parasysh faktin që sulmuesi i ri do të jetë i impenjuar me Francën në Kampionatin Evropian dhe nëse skuadra franceze do të arrinte në finale ai do të kishte vetëm 11 ditë kohë rikuperimi para Tokyo 2020.

Edhe fjalët e Pochettinos tregojnë ftohtësi: “Mbappé është në listë por kjo nuk do të thotë që ai më pas do të zgjidhet në përzgjedhjen finale. Ky është një argument që duhet të diskutohet nga të gjitha palët e përfshira, ne po mendojmë për fundin e sezonit dhe Kampionatin Evropian”, ka thënë tekniku i parisienëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *