• |
ide | kryesore

Humbi jetën me motorr/ Kush është “Xubi“ i Yzberishtit, i dënuar më parë për drogë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si “Xubi’’ i Yzberishtit është viktima i aksidentit në bulevardin “Migjeni”. Ai ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy makina të tjera.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje, njoftoi News 24.

vëllai i ‘Xubit’ Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

Detaje nga policia: 

Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *