• |
ide | kryesore

Krimi rikthehet fuqishëm/ Dy atentate mafioze dhe një vrasje mes të rinjve trondisin vendin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Sapo politika ka nisur të qetësohet nga periudha e zgjedhjeve, krimi është rikthyer menjëherë në skenë me disa vrasje që kanë shokuar opinionin.

Çifti në foton më lart janë Everest dhe Silvana Çaka, të dy ranë pre e një atentati me silenciator në Elbasan. Everesti mbeti i vrarë, ndërsa Silvana u plagos në dorë. Çaka ishte në makinë, kur u qëllua për vdekje nga vrasësit që lanë të plagosur bashkëshorten e tij dhe u larguan. Ngjarja duket të jetë pasojë e një zinxhiri ekzekutimesh dhe ka lidhje me vrasjen e Arjan Spahiut në Molenbek të Belgjikës. Prokurorët belgë që hetonin vrasjen e Spahiut kishin mbërritur një muaj më parë në Elbasan dhe ardhja e tyre ka nxitur një tjetër ekzekutim. Everest Çakaj, që u vra sot, ishte djalë tezeje me Arjan Spahiun. Ky i fundit ka qenë i arrestuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010.

Më lart është video nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vdekur Everest Çakaj.

Të hënën, viktimë e një ekzekutimi mafioz mbeti Bledar Birçaj. Dy persona të maskuar dhe të armatosur e prisnin 38 vjeçarin në vendin e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Birçaj shoqërohej nga një agjent i antidrogës, kur iu pre rruga nga atentatorët.

Nga filmimet e kamerave të sigurisë dallohet se si vrasësit kryejnë disa lëvizje prej profesionistësh, që nga mënyra si mbajnë armët, goditjet precise drejt viktimës dhe më pas tërheqja.
Bledar Birçaj rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja.

Ngjarja e tretë tronditëse ishtë ajo e mesnatës së të hënës, kur loja, që nisi si shaka me armën e mbushur përfundoi tragjikisht në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Ka qenë 28 vjeçari Marius Dema që nisi të ngacmonte shokun e tij Mehmet Qema duke i drejtuar një pistoletë në kokë, ai që u bë shkak për humbjen e jetës së të riut 27 vjeçar. Nga filmimet e kamerave të sigurisë, Qema duket teksa mbrohet me duar dhe i kërkon shokut të tij të ndalë lojën me armën, ndërsa djemtë e tjerë janë indiferentë ndaj asaj që po ndodh.

Pasi u dorëzua në polici, 28 vjeçari Marius Dema ka pranuar mes lotësh se ai ishte vrasësi i mikut të tij dhe se nuk e kishte ditur se arma ishte e mbushur. Mehmet Qema e mori plumbin në gjoks dhe megjithëse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë.©Lapsi.al



11 Comments

  1. Ky ministri Çuçi , a eshte ne detyre ?
    Edhe ne shtetin me kot ne bote , do dilte me deklarata ministri sidomos kur kemi cdo dite vrasje.
    Ca jane keta ministra kukull , qe i bejne vetes reklame si shume te suksesshem duke paguar mediat.
    Asnjehere nuk ka qene kaq rremuje dhe kaos shqiperia dhe per trafikun rrugor, ku eshte nje rremuje e papare.

    1. Keta more gazetar nuk jane te rinj por shpirt plakur. Zoti ta nxjerr shpirtin ne surrat. Pastaj rruga e dreqit te con ne dreq. Njeriut i vjen keq per kalimtaret e rastit qe rrezikojne pa keta me njeri tjetrin kokat hengshin…

  2. Kush eshte ai idiot qe luan me armen? Hajde cope budallai hajde. Ta rjepesh per se gjalli dhe prape kot eshte, ky debil mashkull.

  3. Vendi s’ka c’te tronditet më!
    Vendi ka mbaruar. Tronditja eshte kthyer ne themel te ketij vendi…..

    Jap hyrje me qira per bangladeshas te patronditshem!

  4. C’pret nga ministri i brendshem?! Ministri eshte i okupuar me tenderat, s’ka kohe per keshtu gjerash te vogla.
    Kriminelet sa mbaruan pune me votimet iu kthyen sportit te vjeter , ndersa policia si gjithmone ne drejtim te paditur.
    Albanistan hesapi!

  5. Shqipëria vazhdon të cilësohet si vendi kampion i Europës e rajonit për kanabisin e si vendi tranzit i kokainës.
    Vrasje mafioze në Vlorë, Tiranë e Elbasan..
    Ndërkaq , në vend që ti bëhet analiza kësaj qeverie që nuk është në gjëndje të luftojë kriminalitetin pasi është vetë e përzjerë me krimin, nëpër ekranet e televizioneve shqiptare e nëpër mediat e tjera, temë e ditës është që fajin e ka opozita që humbi zgjedhjet.
    Tentoi opozita që të krijonte grupe të mbrojtjes së votës duke parë që policia sëbashku me grupet mafioze ishin palë në vjedhjen e votës, e meqë një ish oficer që shërbente edhe në grupin e sigurisë së ambasadës amerikane, duke u angazhuar në mbrojtjen e votës e në mbrojtje edhe të jetës së shokëve e të jetës së tij , qëlloi një nga antarët e grupeve kriminale në Elbasan, në vend që të arrestoheshin ata që po vidhnin votën (lopën), furtuna propogandistike u ngrit kundër atyre që mbronin votën (lopën)
    Me paturpësinë më të madhe, dalin nëpër ekrane ca palaço që në vënd të dënojnë me forcë vjedhjen masive e masakrën zgjedhore, kërkojnë zhdukjen e Partisë demokratike që solli sistemin demokratik pluralist, duke i kërkuar dorheqjen liderit të saj pse nuk qe “i zoti” të ruante lopën nga banditët në pushtet.
    Këta palaço që qenkan kaq shumë të interesuar që të fitonte opozita, nuk paskan fare faj që votat u vodhën nga Rama .
    Të gjitha fajet i paska pasur Basha ?
    I ka penguar ata Basha që të viheshin në ruajtje të votës e të kontaktonin me elektoratin ?
    Dëgjoj njëfarë Kandili që thirret nga televizionet e Ramës të flasë marrëzira kontradiktore.
    “Unë jam demokrat , por jo antikomunist”
    Pas këtyre fjalëve duke haruar çka thënë, më tej bën pohimin tjetër.
    “Partia demokratike erdhi në pushtet si një forcë politike antikomuniste”

  6. Po pse ndodh kjo gjë? Sepse në atë parti sundon berishizmi dhe morali i tij, sepse figurat dhe figurinat kryesore politike të saj janë produkt i “shkollës berishiste” apo, ashtu siç thoshte një gazetar para pak muajve, “të gjithë janë vëllezër sepse të gjithë janë bijtë moralë e politikë të S. Berishës”. Mospranimi i rezultatit zgjedhor dhe shpallja e procesit zgjedhor si “i trukuar, manipuluar dhe blerë” ka vetëm një shkak dhe një qëllim: Të ruajë postin drejtues të L. Bashës në parti dhe, rrjedhimisht, kontrollin e Sali Berishës mbi të. Të tjerat janë broçkulla.

  7. Edhe pse i shkruar me një shqipe problematike e mungesë gramatike, në këtë rast nuk duket një reagim spontan por më shumë i ndërsyer e i sforcuar.

    “Po K.Spahiu ça ka qe lef. Diten qe u largua dhe gjeti vend per bukuri ne belgjike apo atje ku rri,ha e lef,u zotua qe nuk do nerret më me polirike dhe me mediat sociale.

    Cfare te beri te ndryshosh mendje o skuth pa vlere dhe qe te keqen me te madhe na quake opoziten e lulit sesa ramen qe po na kthen mbrapa.Mo lef shume o kreshnik spathiu, ka edhe çuna problematike aty ku je ti”.

    Pra i bëhet e ditur Spahiur që të mos flasë se do ta gjejnë dhe ndjekin njerëzit e Berishës në Europë.

  8. ky vend ka 30 vjet qe perdhunohet nga korrupsioni ,keshtu qe vetem atentate do kete mos u habisni fare ,se dhe po te donte policia ska cju ben se nuk lexon mendimet qe ka nje idiot ne koke ,plus qe edhe vete policia eshte idiote ne teresi ,mjafton te shohesh Ardi Veliun dmth.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *