• |
ide | kryesore

Makina godet për vdekje 5-vjeçaren shqiptare në Greqi, i merr jetën (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare shqiptare. Vajza me emrin Klaudia ishte duke mbledhur lulëkuqe në anë të serrave në Lechaina në Ilia kur është goditur nga automjeti dhe është marrë zvarrë.

Vajza u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas mediave greke, prindërit e saj Bledi dhe Dorina, shqiptarë emigrantë në Greqi që punojnë prej 30 vitesh në vendin fqinj janë në gjendje shoku. Ata punonin në serrat e shalqinjve teksa kishin marrë me vete edhe vajzën që sapo ishte kthyer në nga kopshti.

Çifti ka dhe një djalë më të madh që është në gjimnaz, teksa varrimi i vajzës pritet të bëhet në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *