• |
ide | kryesore

Manchester City kampion, Guardiola feston: “Titulli më i vështirë nga të gjithë”

-Instant, Sport



“Ky ka qenë një sezon dhe një titull i Premier League si asnjë tjetër.” Kështu e ka komentuar Pep Guardiola fitoren e Premier League me Manchester City e tij: “Kjo ishte më e vështira. Ne gjithmonë do ta kujtojmë këtë sezon për mënyrën se si fituam. Jam shumë krenar që jam trajner këtu dhe i këtij grupi lojtarësh”, shtoi tekniku spanjoll. “Ata janë kaq të veçantë. Të arrish në këtë sezon – me të gjitha kufizimet dhe vështirësitë që kemi hasur – e të tregosh qëndrueshmërinë që kemi pasur është e jashtëzakonshme. Çdo ditë të vetme, ata janë atje, duke luftuar për sukses, gjithmonë duke u përpjekur të jenë më të mirë. Ata kanë kanë qenë kaq rezistent”, tha Guardiola për faqen zyrtare të klubit.

“Kjo është po aq e vërtetë për çdo anëtar të stafit tonë prapa skenës, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të siguruar që lojtarët tanë të jenë plotësisht të pajisur për të përballuar sfidat e papritura gjatë një viti kaq të trazuar,” shpjegoi Guardiola. “Pa harruar, sigurisht, të gjithë stafin në organizatën tonë që punon për ta bërë këtë klub të suksesshëm si është” , përfundoi Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *