• |
ide | kryesore

Neymar del hapur: “Me Messi kam luajtur, tani dua Cristiano Ronaldon”

-Instant, Sport



Për javë të tëra, e pas disfatës me Milanin edhe më shumë, është folur për lamtumirën e mundshme të Cristiano Ronaldos nga Juventus. Siç dihet, kampioni portugez do të dëshironte të luante në Champions League dhe për ta bërë këtë në verë, ai madje mund të ndryshojë ambjent. Destinacioni i vetëm i mundshëm për të përballuar pagën e portugezit është vetëm PSG dhe nga Parisi, Neymar ka dalë hapur duke i bërë tifozët francezë të ëndërrojnë: “Me cilin lojtar do të doja të luaja? Unë dua të luaj me Cristiano Ronaldon” rrëfeu numrin 10 brazilian gjatë një interviste me GQ.

“Unë tashmë kam luajtur me lojtarë të shkëlqyer si Messi dhe Mbappé – shpjegoi Neymar – Por unë ende nuk kam luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon”. Një ëndërr e fshehur ajo e Neymar, por presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi është një nga të paktët që mund t’i përballojë, kur vjen puna tek ëndrrat: “Unë dua të fitoj Kupën e Botës – tha Neymar gjatë intervistës së tij – Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra më e madhe në karrierën time. Por unë gjithashtu dua të fitoj të gjithë titujt me PSG”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *