• |
ide | kryesore

Njoftimi i çuditshëm i policisë së Korçës: 33-vjeçari u vetëplagos me armë në fundshpinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Korçë. Mësohet se i plagosur ka mbetur Marsel Ruçi, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal të qytetit jashtë rrezukut për jetën.

Për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim nga policia e Korçës që thotë se “rreth orës 22:40, në spital ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. R., rreth 33 vjeç, banues në Korçë, që në rrethana ende të paqarta, dyshohet të jetë dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Më pas policia bën edhe një konstatim të çuditshëm pasi njofton se “nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi M. R., mund të jetë vetëplagosur. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Mbetet ende e paqartë se si i riu është vetëplagosur në fundshpinë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Po e fute armen ne brez nga pas mund te ndodhe qe te shkrepet dhe te qellohet ne fundshpine analfabete qe i thoni vetes gazetare.

  2. Sidomos kur je dru…

    Por te ne VETEPLAGOSJA te kujton Mehmet Shehun, i cili zyrtarisht, pasi u vetevra, u mbulua pak me batanije dhe mirevendosi pistoleten mbi trup

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *