• |
ide | kryesore

Nuk do rreshtim së luftuari për shqiptarët derisa t’i përmbushim angazhimet/ Basha: Kjo nuk ishte betejë për karriget tona

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një takim me strukturat e forcës së tij politike për të konfirmuar se nuk ka ndërmend t’i njohë rezultatet që dolën nga këto zgjedhje. Para demokratëve të Durrësit, Basha tha se kjo nuk ishte një betejë vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë shqiptarët.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se mendimet, idetë konstruktive, kritikat konstruktive vetëm e ndihmojnë PD-në dhe se i mirëprisnin ato. Mes të tjerash Basha tha se PD eshte e përkushtuar ndaj gjithë angazhimeve dhe se nuk do rreshtin së luftuari për shqiptarët derisa t’i përmbushim ato. Kryedemokrati e cilësoi si të pabarabartë garën e 25 prillit, duke theksuar se u përballën me bandat e bëra njësh me pushtetin.

“25 prilli është një masakër elektorale ku vullneti i  zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin.  Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të  ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.  Prej më shumë se një viti i kemi vënë në dispozicion institucioneve ndërkombëtare, institucioneve të drejtësisë së re, fakte konkrete mbi të gjithë dhunimet dhe krimet zgjedhore të Partisë Socialistë, të Edi Ramës, të kupolës drejtuese dhe faktorëve të krimit të organizuar. Mbi 180 kallëzime të tilla janë depozituar në SPAK dhe prokuroritë anë e mbanë vendit.  Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi dhe vazhdimi i betejës tonë për ta çuar Shqipërinë dhe shqiptarët drejt së ardhmes që meritojnë. Shqipëria nuk është e regjimit Rama-Doshi, kjo është Shqipëria jonë, kjo është Shqipëria juaj e  qindra mijëra shqiptarëve që na ndoqën dhe na besuan me votën  e tyre.”, tha Basha.



17 Comments

    1. Ca ke pse e shan. Ai u betua, pak durim.
      Deri ne diten e fitores.
      Daten e fitores vertet nuk e tha. Po ajo nuk ka pike rendesie. Nje dite ajo do vij.
      Nje dite rama, si cdo njeri do vdes.
      Basha rri
      Basha rri

  1. I njejti tur pa lidhje qe beri pas deshtimit per te penguar zgjedhjet lokale ne 2019. Nje perserites ne deshtim te ketij niveli veshtire te gjesh. Ca efekti ka kjo tani vec perhapjes se Kovidit?

  2. Ti ke shume te drejte ne ato qe thua por duhet te mbash dhe pergjegjesi per humbjen sic do merje dhe meritat per fitoren. Ndak dorehiqu dhe ler forumet te bejne punen.Dymbedhjete vjet ne krye te partise me te madhe opozitare jane shume, deshtim pas deshtimi

  3. Pirdh pirdh se lirohesh, perse nuk more dhe ti bandat. Plumbi me plumb del, plus derrit po si dhe plumb aty e ke .

  4. Ai nuk po lufton per karrigen e vet.
    Po lufton per ne.
    Hi
    Hi
    Hi
    Aktor estrade.

  5. Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës. Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja.

    Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë.” O fadil te rafte ne koke mallkimi i gjyshes,dhe shpellkar cecen dhe emer fadil

  6. Sa here duhet me humd per tu quajtur humbes?
    Kjo eshte njesoj si pyetja sa here duhet me u *i ne bythe per tu quajtur byth*ire?
    Dorhiqu dhe ngreje popullin ne revolta . Me teorine shto miell e shto uje vetem bythen tuaj mbroni .
    Boll me justifikime sepse ju kishim paralajmeruar se çpo ndodh , idiotsirat tani nuk kane me vlere .
    Revolucioni gjithperfshires, ndryshimet esenciale dhe te domosdoshme ne kod dhe kushtetute tani jane mese te domosdoshem , eshte zgjidhja ndaj kastes se megahajduteve dhe mega krimineleve me pushtet.

  7. Lufte per karriget dhe xhepat plot te padroneve tuaj qe do tju mbajne ju si mercenare ne sherbim me pagesa .pra lufte per hesap te fajdexhinjve nr1 te botes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *