• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për vrasjen në Elbasan/ 41-vjeçari u ekzekutua me breshëri në sy të gruas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar ka mbetur i vdekur nga një atentat me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Skënderbej”, ku mbeti i vdekur shtetasi Everest Çaka.

Nga ngjarja ka mbetur e plagosur lehtë në dorë edhe bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e cila udhëtonte në mjet me bashkëshortin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.

Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *