• |
ide | kryesore

Saga e vrasjeve në Elbasan/ Viktimës së fundit i vranë vëllanë në Barcelonë, kushëririn në Bruksel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja e 41-vjeçarit Everest Çaka apo i njohur edhe si Ibrahim Çaka ka hapur edhe një herë historinë e përgjakshme të ekzekutimeve në Elbasan.

Viktimës i kanë vrarë vite më parë një vëlla në Barcelonë ndërsa ai është djali i tezes së Arjan Spahiut i ekzekutuar në 28 nëntor të vitit të kaluar në lagjen Molembeek të Brukselit në Belgjikë.

38-vjeçari Spahiu u qëllua me armë sapo doli nga një lokal nën shoqërinë e mikut të tij, Florian Narazani. Spahiu ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës.

Alikaj dyshohet se ka vrarë 13 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut. Gjithçka mendohet se është pasojë e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane.

Arjan (Ardit) Spahiu ka lidhje familjare (kunati) me Erion Alibejn, i cili ndodhet pas hekurave për organizimin e disa vrasjeve. Për momentin Alibej është në burg dhe akuzohet se ka organizuar vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, që u vra 3 vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay. Endrit Alibej ishte arrestuar me herët në Itali gjatë një operacioni antidroge, asokohe ishte 29 vjeç.

Endriti mësohet se kishte ndryshuar mbiemrin e tij për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë. Dyshohet se vrasja e trefishtë ka ndodhur për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nga nje lajm i zi ne nje tjeter lajm te zi!

    Shqiperia e Edvinit drejt katastrofes.

    Edi Rama ka instaluar rregjimin monist njepartiak dhe po e çon drejt nje katastrofe shkruan shkrimatri dhe publicisti i mirenjohur Peter Tase.

    Miq, çdo dite Shqiperia prodhon lajme te zeza ne Europe dhe ne bote me shume se çdo vend tjeter pas Korese se Verriut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *