• |
ide | kryesore

“Sezoni im më i keq, kam bërë edhe test ushqimi”: Mane pranon se nuk gjen shkak për këtë dështim

-Instant, Sport



“Ky është sezoni më i keq në karrierën time”. Kështu e ka përcaktuar atë që po mbyllet Sadio Mané, sulmuesi senegalez i Liverpool, në Canal + siç raportohet nga Sun. 29 vjecari e ka me veten e tij dhe me rezultatet e ekipit jo në lartësinë e pritshmërive. Vendi i gjashtë në renditjen e Reds nuk do ti lejojë të besuarit e Klopp të hyjnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube të Europës, gjë që mund të shkaktojë probleme të mëtejshme në shoqërinë e Anfield Road.

“Më duhet ta pranoj. Nëse më pyet se cili është problemi, unë do të bëj çmos për të të dhënë një përgjigje, por sinqerisht nuk e di,” tha Mané. “Unë gjithmonë jam përpjekur të jem pozitiv, pavarësisht nëse gjërat po shkonin mirë ose keq në fushë, por gjithmonë dyshoj në vetvete. Kam bërë gjithashtu një test për të parë trupin tim, për të analizuar më mirë nëse ka diçka që nuk shkon. Po ushqehem si duhet apo gjithçka ka ndryshuar? E kam pyetur veten. Por rezultatet e testit treguan se gjithçka është në rregull, se nuk ka asnjë problem. Duhet të pranoj se ka ulje dhe ngritje në jetë, kjo është e gjitha. Unë do të vazhdoj të punoj shumë dhe, ndoshta, me kalimin e kohës, kjo situatë do të kalojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *