• |
ide | kryesore

Shembet galeria në minierën e Martaneshit/ Nxirren 6 minatorë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku është shembur galeria në minierën e Martaneshit. Si pasojë e një rrjedhje gazi në galerinë 40, dyshohet se ka disa minatorë të bllokuar. Disa prej minatorëve kanë mundur të dalin ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e të tjerëve.

Në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë. Mësohet se 2 minatorë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë është nisur drejt Tiranës me helikopter. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Dibra dhe Burreli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *