• |
ide | kryesore

Tabaku: Nga 1 janari deri më 25 prill, 125 mln euro transferta qeveritare për rindërtimin në 11 bashki

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka vijuar sërish me publikimin e atyre që ajo i cilëson si prova për blerjen e votave për 25 prillin.

Në një dalje publike nga selia e PD-së, Jorida Tabaku thekson se nga 1 janari deri më 25 prill, janë bërë 125 milionë euro transferta qeveritare për procesin e rindërtimit për 11 bashki të vendit.

Në emër të PD-së, Tabaku tha se deri më tani SPAK nuk ka bërë asnjë veprim për hetimin e krimit zgjedhor.

“Ditë pas dite ne po publikojmë gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna për vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në histori të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale të kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë.

Një javë më parë, Partia Demokratike bëri publike një operacion në shkallë të gjerë të blerjes së votës duke përdorur fondet e rindërtimit. Sipas të dhënave të deriatëhershme, 40 milion euro ishin shpërndarë nga buxheti gjatë muajve mars-prill për ndërtimin e banesave individuale. Dëmet në banesat individuale ishin rishikuar dhe rritur disafish në mënyrë fiktive për të influencuar votën e familjeve që përfituan. Individë pa asnjë dëmtim në shtëpitë e tyre u futën në listat e përfituesve përmes një zinxhiri VKM-sh dhe Vendimesh të Këshillave Bashkiakë në 11 bashki, përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Kamzën, Vorën, Lezhën, Laçin, Kurbinin e Mirditën.

Sot ne po bëjmë publike një provë disa herë më të rëndë nga ky operacion i manipulimit të zgjedhjeve me angazhimin në shkallë të gjerë të të gjitha institucioneve. Shifra e përditësuar e transfertave të pakushtëzuara të qeverisë për këto 11 bashki është 124.4 milion euro të dedikuara vetëm për rindërtimin. Nga këto, 73 milion euro i janë dhënë Bashkisë së Tiranës, rreth 12 milion euro Bashkisë Durrës, 10.4 milion euro Kurbinit, 5.8 milion euro Kavajës, 4.8 milion euro Kamzës etj. Të gjitha këto transferat janë miratuar dhe janë alokuar pas 1 Janarit 2021 duke shkelur Kodin Zgjedhor që e ndalon rreptësisht këtë gjatë 4 muajve të fundit përpara datës së zgjedhjeve.

Mijëra familje përfituan rritje të vlerës së dëmit nga DS1 në DS2 e deri në DS5, duke u akorduar miliona e dhjetëra miliona lekë secilës prej familjeve që përfituan nga ndryshimi i masës së dëmit. Dhjetëra VKM e VKB u miratuan nga 1 Janari 2021 deri më 25 prill për të lejuar makinerinë e manipulimit të ndikonte votën e qytetarëve. Këto janë provat e një prej operacioneve në shkallë më të gjerë të shndërrimit të shtetit në një instrument në dorë të makinerisë së deformimit të votes dhe shkrirjes së shtetit me Partinë Socialiste.

Për këtë krim ku janë përfshirë një zinxhir i gjatë institucionesh nga Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë etj, akoma nuk është ndërmarrë një veprim hetimor nga SPAK. Ndërkohë, dhjetëra kallëzime të Partisë Demokratike për krime zgjedhore në çdo qytet e çdo fshat të vendit vazhdojnë të flenë në sirtarët e SPAK.

Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve. Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD por me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Shqipëria humbi për shkak të masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, më e rëndësishme ose më pak e rëndësishme, do të trajtohet vetëm pasi të kemi shpalosur të gjithë përmasat e masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim nga Rama-Doshi-Rakipi”, ka deklaruar Tabaku.



5 Comments

  1. Edhe???
    Vazhdoni Vazhdoni. Shikojeni fajin te kundershtari. Se keshtu po na thoni qe dhe ne 2025. Nuk keni asnje shans, se ata kan gjith leket e buxhetit.
    PO JU KENI APO JO FAJ???
    BOLLLLLLLL. MJAFTTTTT.
    SE TANI PO NA MBUSHNI MENDJEN SE JU NUK JENI PER ATE PUNE.
    BEJN MIRE QE TALLEN SOCIALISTET, ATA THON SHIHEMI NGA 2029. UN PO THEM QE ME JU AS NE 2038, NUK DO SHOHIM DRIT.

    1. Mos u nxeh mor burr. Ca ke, pse kaq pesimist. Basha te dha shpres, prit diten e fitores. Ai po lufton per ju, jo per karrigen e tij.

  2. Dy janë njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, kryeministri dhe lideri i opozitës. Nuk është PD si ata lojtarët e bixhozit që kanë hyrë në kazino, humbin lekë herën e parë, të dytë dhe të tretë, dhe pastaj duhet të marrin vendim nëse do të vazhdohet loja.

    Nuk mund të kemi lider atë që është vesi i bixhozit. Duhet të çlirohet PD nga ky ves, nga ky kurth ku është futur PD. Është mjerim për këdo që mendon se PD nuk paska një zëvendësues të Lulzim Bashës, si Luli, PD mund të ketë 1.000 vetë.” O fadil te rafte ne koke mallkimi i gjyshes,dhe shpellkar cecen dhe emer fadil

  3. Sot u kujtuat ju ? Ne kishim muaj qe ua thonim pse nuk levizet . Po punesojne , po japin leke derrçe me rastin e termetit , po japin ndihma , po blejne e çfare nuk ju thame ndersa ju kujtoheni tani si kofini pas te vjelave . A bejne efekt keto denoncime ? Apo per tna e treguar ne se sekti mavi vodhi? Apo doni te justifikoni opunen tuaj te dobet?
    Tani ka vetem mosnjhje , dorheqeje ne mase , duke filluar nga kryetari , kryesia dhe te gjithe kryetaret e degeve ne rrethe . pastaj te gjithe ne shesh ta hedhim kryeqelbesiren e qelbesirave , antishqiptarin nr 1 te keti vendi .

  4. po si mendonji ju qeveria mos te punoj, mos te investoj se jan zgjedhjet. Te mos ndertoj asnje shtepi te mos japi asnje lek, as rrogat mos ti paguaj se eshte vit fushate. Jam i sigurt se nese nuk i bente keto ju ne fushate do thonit ka vjedh leket pandaj nuk ju a jep. Ju thjesht jeni bere per turp.
    Me vjen keq per ty znj. Tabaku por ndonjehere mendoj te jet vertet kaq e ceket apo eshte rroli ne parti te veprosh keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *