• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë, 1 kg kokainë e sekuestruar dhe dy të arrestuar, çfarë ndodhi me operacionin antidrogë në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion antidrogë është zhvilluar në zonën e plazhit, lagjia nr.13 e qytetit të Durrësit, ku janë arrestuar dy persona. Policia bën me dije se ka vënë në pranga Vilson Memini 29 vjeç dhe Ergis Shehu, 30 vjeç si dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Mësohet se këta persona ishin nën vëzhgimin e policisë, derisa kjo e fundit ka pritur momentin për t’i arrestuar. Dy të arestuarit, të cilët sipas policisë janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen. Ndërkohë në këtë moment një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar. Ndërkohë të arrestuarit po dërgohen në Drejtorinë e Policisë, teksa vazhdon operacioni antidrogë.

Njoftimi policise 

Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë . Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar. Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *