• |
ide | kryesore

“Tema Super League është arkivuar”: Juventus shmang përjashtimin, Marotta mbyll një histori, që nuk e nisi vetë

-Instant, Sport



Tema e Super League ka qenë në qendër të takimit joformal midis përfaqësuesve të 20 klubeve të Serie A, të mbajtur në Milano këtë mëngjes. Në mbledhje mori pjesë gjithashtu presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ai i Milanit, Paolo Scaroni dhe Administratorët e Deleguar të Interit, Alessandro Antonello dhe Beppe Marotta. Ky i fundit, në fund të takimit, konfirmoi se po shkohet drejt pajtimit total: “Cështja e Super League është arkivuar. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për t’u vënë në dispozicion për të gjetur një model të qëndrueshmërisë”.

“U përballëm me çështje të ndryshme në një klimë të një përzemërsie të madhe – shpjegoi Marotta -. Bëmë një analizë të futbollit italian në lidhje me futbollin evropian, përfundimi është jashtëzakonisht pozitiv dhe pajtues në lidhje me aspektet që kishin krijuar këtë ngërç”.

SCARONI: “DORËHEQJA IME? MË DUKET SE NUK ËSHTË PRANUAR”
“Nëse dorëheqja ime si këshilltar i Lega-s u pranua? Me sa duket jo. Në rregull gjithsesi.” Kjo është ajo që deklaroi presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, në dalje nga takimi joformal i klubeve të Serisë A me temën e Super League. Numri një i kuqezinjve kishte paraqitur dorëheqjen e tij ditët e kaluara.

FERRERO: “SUPER LEAGUE, NJË GAFË E AGNELLIT”
Në fund të takimit, presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka folur gjithashtu për temën, ashtu si di ai – pa rrudhur fjalët: “Atmosfera është e shkëlqyer, ne bëmë atë që duhej të bënim – fjalët e tij -. Ne thjesht duhej të gjenim harmoninë dhe të punonim për një futboll më të mirë. Vullneti është, sepse Andrea Agnelli është Juventusi, që është një ekip i rëndësishëm italian. Ai bëri një gafë dhe e kuptoi që futbolli në shtëpi është më i rëndësishëm. Nëse u justifikua? Ai nuk ka pse të justifikojë asgjë, nuk është se ne jemi në shkollë dhe na duhen justifikime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *