• |
ide | kryesore

Verrati mbyll sezonin me PSG: mesfushori në garë me kohën për Euro 2020

-Instant, Sport



Kampionati Europian i Marco Verrattit është në rrezik të madh: dëmtimi i pësuar në stërvitje tre ditë më parë ka rezultuar shumë më i rëndë se sa pritej. Indikacionet e para ishin për një shembje me zgjatjen e ligamentit anësor të brendshëm, por ekzaminimet zbuluan një dëmtim të ligamentit kolateral medial të gjurit të djathtë. PSG vlerëson një mungesë prej 4-6 javësh, në varësi të mënyrës se si evoluon rikuperimi i mesfushorit.

Sezoni me PSG ka përfunduar për mesfushorin italian, që është tani në garë me kohën për tu prezantuar gati në Europian. Ndeshja e parë e Italisë në Euro 2020 është caktuar për në 11 qershor kundër Turqisë, një ndeshje që ndër të tjera do të inaugurojë turneun: saktësisht pas një muaj. Prandaj Verratti duhet të përpiqet të shkurtojë kohën e rikuperimit sa më shumë që të jetë e mundur dhe pastaj të shpresojë të kthehet në fushë mes 16 (kundër Zvicrës) dhe 20 qershorit (kundër Uellsit).

Një problem i madh për teknikun e Italisë Mancini, i cili kishte gjetur ekuilibrat e mesfushës azzurre në aksin Verratti-Jorginho-Barella. Në rast se Verratti nuk ia del, një kandidaturë e fortë është ajo e Locatellit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *