• |
ide | kryesore

Vetëvendosje nxjerr pamjet, shihni se si numëruesi nxjerr qëllimisht vota të pavlefshme me laps në dorë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka publikuar një video që tregon se si gjatë numërimit të votave, një prej numëruesve përmes një lapsi të vogël që mbante në dorë zhgaravit fletët e votimit me qëllim që ato të llogariten më pas si të pavlefshme.

“Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit? Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021. Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së. Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS. Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim!”, thuhet në reagimin e Vetëvendosje.

Ndërkohë për këtë cështje ka patur një reagim edhe nga Boiken Abazi, kandidati për deputet në Tiranë, i mbështetur nga VV.

“Sa video duhet ende të publikojë Lëvizja VETËVENDOSJE! për të kuptuar çfarë makinerie e deformimit të votës ka qenë në lëvizje në këto zgjedhje? Dy të reja i nxorrëm sot, nëse nuk mjaftojnë, nxjerrim edhe tjetër.
Por si shpjegohet që partitë “e mëdha” nuk po i nxjerrin këto video? Nga KQZ i kemi marrë ne pamjet filmike zyrtare. Të njëjtat pamje filmike i kanë edhe ata. Si shpjegohet që nuk po veprojnë organet e shtetit!? Kush ka më gojë të thotë se këto kanë qenë zgjedhje të lira e të ndershme!? Kanë vjedhur para, gjatë dhe pas fushatës si të babëzitur! Vjedhin zgjedhjet që pastaj të vjedhin një popull të tërë!”, shkruan Abazi.



6 Comments

  1. Nga nje lajm i zi ne nje tjeter lajm te zi!

    Shqiperia e Edvinit drejt katastrofes.

    Edi Rama ka instaluar rregjimin monist njepartiak dhe po e çon drejt nje katastrofe shkruan shkrimatri dhe publicisti i mirenjohur Peter Tase.

    Miq, çdo dite Shqiperia prodhon lajme te zeza ne Europe dhe ne bote me shume se çdo vend tjeter pas Korese se Veriut

  2. Ne 2017 provat ishin me pergjime telefonike, ne 2021 me figure te paster ku duket gjithcka fare mire. Ardi Veliu dhe SPAK po flejne me shume gjume se Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *