• |
ide | kryesore

Vrasja e të riut Qema, vetëdorëzohet autori dhe një nga të kërkuarit

Arkiva



Është vetëdorëzuar në polici autori i vrasjes së 27 vjeçarit, Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Pas kontrolleve të shumta e pamundësisë për të qëndruar të fshehur dhe pas negociatave të policisë me avokatë dhe familjaret  në Policinë e Tiranës është vetëdorëzuar autori dhe një nga personat prezent në ngjarje, Frenkli Myftari.

Viktima ishte ulur mbrëmë në një lokal, së bashku me 5 djemë të tjerë. Teksa autori bënte prova duke mbushuar armën, ka qëlluar pa dashje në drejtim të shokut të tij, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Pas dorëzimit të autorit dhe Frenkli Myftarit, policia është ende në kërkim të Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *