• |
ide | kryesore

Vrasja në Elbasan, autorët djegin makinën në Golem të Kavajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se në fshatin Kryemëdhenj në Golem të Kavajës është gjetur i djegur plotësisht një mjet tip “Benz” pa targa.

Ai dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Everest Çakës dhe plagosjes së bashkëshortes së tij në Elbasan.

Nuk dihet nëse brenda në automjet janë gjetur edhe armët e krimit.

Everest dhe Silvana Çaka ranë pre e një atentati. Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Viktima njihej edhe me emrin Ibrahim Çaka. Vite më parë, Everest Çaka ka humbur vëllain e tij i cili u ekzekutua në Barcelonë me armë.

Ai është djali i tezes së Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor të vitit të kaluar në Belgjikë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=nAcGrYjnXwg



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *