• |
ide | kryesore

Vrasja që zbuloi “Bitcoin” tek “5 Maji”, këto janë super pajisjet kompjuterike që u sekuestruan (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vrasja te “5 maji” në Tiranë, solli në zbulimin e disa pajisjeve kompjuterike të cilat shërbejnë për monitorimin dhe zhvillimin e kriptomonedhave virtuale Bitcoin. Këto pajisje u zbuluan pas kontrolleve të shumta që policia bëri në ambientet ku u vra Mehmet Qema, 27-vjeç. Ky i fundit u vra nga shoku i tij Marius Dema. Përveç Marius Demës që u vetdorëzuar disa orë pas krimit, edhe 4 shokët e të viktimës dhe të autorit që gjendeshin bashkë me ta në momentin e krimit , përtej orës janë nën hetim për mos kallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Autori i vrasjes, Marius Dema do të përballet edhe me hetimin për “Bitcoin” pasi pajisjet ishin gjetur tek godina që ai kishte marrë me qira në rrugën “5 Maji”. Ndërkohë ABC ka siguruar edhe fotot e pajisjeve që shërbejnë për të prodhimin e Bitcoin. /Abc News



6 Comments

    1. Or ti, keto po arrestojne ate qe prodhon Bitcoin ( pa asnje paze Ligjore, pasi nuk ka asgje te jashteligjshme te prodhosh Bitcoin).
      Pastaj ku e di ti car kartash grafike jane ato? Mund te jene nga ato qe kushtojne 2000€ copa.

  1. a ka ndonje lidhje midis Thodex te turkut faruk qe qenka ne kerkim( sipas mediave turke) me forex ketu apo jo?

  2. injorance e madhe gazetareske,mos merrni persiper te shkruani per dicka qe se kuptoni dot fare.
    1)nuk eshte pajisje o idiote ,jane karta grafike te fuqishme
    2)ska asgje te paligjshme ,gjithe bota vec kines mundohet te gjeneroje bitcoin o idiote

    pastaj indinjoheni kur ju tjote ai kryeidioti i vendit kazan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *