• |
ide | kryesore

Vrasja te “5 maji” në Tiranë/ Policia mban 5 persona në qeli, 3 të tjerë i liron (EMRAT)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka dhënë detaje për ngjarjen e një dite më parë ku në rrugën “5 maji” në kryeqytet u vra me armë zjarri 27-vjeçari Mehmet Qema.

Sipas këtij njoftimi specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë ka mbyllur veprimet e para hetimore për këtë ngjarje.

Në pranga është vënë Marjus Dema, 28 vjeç i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shokët e tij, Erlind Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në gjendje të lirë u procedua Mariu Halili, 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Policia thotë se janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit Bralid Aga, 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç. Policia thotë se nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që këta të fundit të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *