• |
ide | kryesore

Zbulohet DETAJI/ Në makinën e viktimës në atentatin e Vlorës ishte edhe një person i tretë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u shënua mesditën e së hënës në Vlorë ku humbi jetën 40-vjeçari, Bledar Birçaj. Ai u qëllua me kallashnikov teksa po lëvizte me automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Siç dihet viktima ka qenë i shoqëruar edhe nga një efektiv i policisë së antidrogës në momentin e atentatit. Granit Deromemaj, shok me viktimën është parë duke dalë nga makina dhe të largohej pas plumbave, por në dritë ka dalë edhe një detaj i ri.

Në makinën e viktimës ka qenë edhe një person i tretë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në makinë ishte edhe një 20-vjeçar, i cili në momentin e atentatit ka qenë duke luajtur në telefon. Policia konfirmon se ai është traumatizuar nga ngjarja dhe nuk ka dhënë asnjë informacion të vlefshëm për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes. Nuk ende asnjë gjurmë të autorëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *