• |
ide | kryesore

150 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut dhe 16 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 viktima dhe 150 raste të tjera të COVID-19. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 154.372, ndërsa numri i vdekjeve në 5.151.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 487 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 139.266 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar. Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 745.471 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.093 teste të kryera brenda ditës së fundit. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 9.955.​​​​​​​



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *