• |
ide | kryesore

“Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina

-Instant, 1, Ide

Partia Demokratike është kthyer në një makineri gjigande gënjeshtrash, aq sa mund ta ketë zili edhe vetë Rilindja. Duke organizuar shfaqen foshnjakërisht të shpifur të dorëzimit të arkave me fakte në KQZ, duke përkundur iluzionin se zgjedhjet mund të përsëriten në 9 qarqe, duke mospranuar se disfata tashmë është çertifikuar, ajo nuk po bën gjë tjetër, veçse po mashtron, së pari militantët e saj dhe më pas gjithë publikun.


Ato “kartonë të rëndë me prova” që u dorëzuan me pompozitet qesharak përpara kamerave, nuk kanë brenda asgjë. Sepse krimi i vërtetë elektoral nuk gjendet në kutitë e votimit, por në të gjithë mjedisin që i ka rrethuar ato. Faktet që po dalin, aty këtu, për pretendimet e PD-së, nuk kanë aspak peshë për organet që do të gjykojnë vlefshmërinë e zgjedhjeve. 


Kështu, nëse ministri i rendit Çuçi akuzohet se e ka drejtuar fushatën e tij me ish policë të inkriminuar, ky është një gjykim moral dhe publik për figurën e tij, por aspak një fabul që ngre pikpyetje ligjore për mandatin e tretë në Gjirokastër. As fakti se dordolecët e komitetit teknik të ekspertëve u përdorën për të penguar votuesit emigrantë të opozitës dhe për të lejuar ata të PS-së që të votonin, nuk mund të trajtohet juridikisht nga KQZ. Madje madje, as argumenti madhor i votave të Tomës dhe Qifes, që bind cilindo që reket të gjykojë ftohtë, se pretendimi për kasaphanë elektorale është i drejtë, nuk mund të ketë vlerën e provës në një proces të kontestimit të rezultatit. 

Pra, arkat e PD realisht janë të zbrazura, elementët që mund të sillnin përsëritjen e ndonjë qarku deri më tani mungojnë dhe beteja ligjore e opozitës i ngjan një përleshje me mullinjtë e erës.

Por, thënë këtë shtrohet pyetja: atëherë pse është futur ajo në këtë rrugë qorre? Atëherë pse po sillet sikur e ka zbuluar botën pas 25 prillit? Pse deri në mëngjesin e së hënës foli për fitore dhe më pas e zëvendësi atë me masakër? 

Shpjegimi më i thjeshtë që japin kundërshtarët është ai se kjo po bëhet për të shpëtuar lëkurën e Bashës dhe imazhin e tij prej humbësi recidivizt.

Në fakt e gjitha nuk është, as kaq e thjeshtë, as kaq sipërfaqësore. 

Sepse këtu në lojë nuk është emri i një personi qoftë ky dhe lideri i opozitës, por mbi të gjitha politikat që ai ndërmori dhe që u përkrahën unanimisht nga gjithë PD-ja.

Personalisht mendoj se opozita i ka humbur këto zgjedhje shumë kohë më parë, në 3 pika kyçe që nuk kanë të bëjnë aspak me 25 prillin. Së pari, kur u zbyth nga përbetimi për të mos lejuar të zhvilloheshin votime moniste në 30 qershor 2019. Së dyti, kur u ul në tryezën 14 janarit për reformën elektorale. Dhe së treti, kur nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit.

Me të treja këto akte PD dorëzoi spektrin e rrugës radikale, tradhëtoi kredon e atyre që patën marrë në dorë molotovët, duke provuar edhe qelitë, pasi besuan në slloganin e një qeverie teknike që do të përgatiste zgjedhje normale. 

Me këto pirueta fondamentale PD pranoi në heshtje se bëri gabim që dogji mandatet, bojkotoi pushtetin lokal dhe zgjodhi obsionin se Rama mund të sfidohej edhe përmes votës. Ajo u zbraps nga një politikë që e kishte argumentuar qartë dhe drejtë, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira në një mjedis autokratik.

Në kohën e këtij ndryshimi absurd kursi shumë kritikë të qeverisë aktuale e fshikulluan këtë kthim timoni në drejtim të greminës. Edhe Lapsi.al ka pasur një vijë të qartë editoriale kundër këtij absurdi. Por “zoti Luli”, që preferon më tepër të luajë rolin e kanakarit të ambasadorëve, sesa atë të liderit që mbron interesat e tërë opozitarëve, i shpërfilli këto qëndrime, duke i etiketuar si revolucionare, dhe vazhdoi të udhëheqë me vendosmëri në rugën drejt disfatës.

Madje ai lëpiu gjithçka kishte pështyrë se regjimi nuk mposhtet me votë dhe filloi të besonte tek “uragani blu” aq shumë, sa edhe në mëngjesin e 26 prillit shpalli se fitorja thjeshtë duhej numëruar.

Në fakt, në kuti gjendej ajo që kishte vendosur prej kohësh regjimi. Aty ishte rezultati i financuar nga koncesionet e oligarkëve, i propoganduar nga TV e mëdha, të kapura prej kohësh, nga policia politike që la deri në fund të lirë banditët që blenin zgjedhësit, nga yjet në ngjitje të SPAK-ut, që vetëm rrinin e vështronin krimet, nga makineria shtetërore që shpërndau miliona nga buxheti për të ndryshuar votën, madje dhe nga shkenctarët ambulantë të komitetit të ekspertëve që vendosën në mbyllin kufinjtë. 

25 Prilli ishte prova ulëritëse se nuk ka autokrat që e lëshon karrigen demokratikisht. Ai provoi edhe njëherë se Basha i 2019 kishte plotësisht të drejtë, ndonëse Luli i mëpasëm, i shantazhuar nga ambasadorët dhe i kapur nga kushedi ç’interesa, e ndryshoi tërësisht kursin. Edhe njëherë, si katër vite më parë, ai e çoi PD dhe opozitën drejt katastrofës.

Pikërisht këtë kthesë politike që rezultoi fatale, këtë përgjegjësi për shpënien e opozitës si cjapi te kasapi, do të fshehë manipulimi me arkat bosh që po çohen në KQZ. Me anë të saj PD po reket të krijojë iluzionin, sikur gjithçka është një çështje teknikalitetesh, sikur po u hapën ca dosje, po të shqyrtohen ca fakte, rezultati edhe mund të ndryshojë. 

Dhe këtu problemi nuk është tek gënjeshtra që po tentohet të instalohet. Ajo do të shuhet shpejt, aq sa dhe më të qorrollepsurit që duan të besojnë në fantazi të pamundura do ta kuptojnë. Por, shqetësimi është se duke u përpjekur të imponojë këtë alibi, opozita nuk do të jetë në gjendje kurrë të ndërgjegjësohet se përse humbi realisht. Ajo do të vazhdojë të vetëmashtrohet duke menduar se regjimi mund të bjerë me votë dhe me betejë parlamentare, për ti lënë sërish timonin Lulit, krahu i të cilit pret gjithmonë nga gremina.  

©Lapsi.al  

 

54 Comments

    1. Nuk eshte i rilindjes o injorant..po thote te verteten a e shikon kush i fitoj zgjelljet kush eshte ne pushtet apo je qorr meruni me ankesa se keshtu deri kur te vdesi kryemut e ke Ramuthin dhe rri urte ose ik ne emigracion se ske rruge tjeter me kete mendje basha svjen kurr ne pushtet por nuk iken as nga kryetari i PD deri sa te vdese ai nuk ka klleqe per me shume..ta gezojme kleptoligarkodemokracine..mos protestoni rtini urte ju se do ju a japi ramuthi vete ate qe u takon..kete🖕

  1. Te vertetat djegin dhe dhembin, apo jo?

    PD eshte forca opozitare qe duhet te mbroje popullin opozitar dhe jo karrigen e shefit.

  2. E drejte.
    Lyli i Kimetes po na hiqet sikur sapo ka mbritur nga Marsi.
    Nuk beri analize te sakte te realitetit, nuk e di me qellim apo nga paaftesia, dhe kjo e coi ne nje strategji humbese.
    Shkurt, humbi per te disaten here.
    Behu njehere burre o Lyl dhe prano gabimet e tua.

  3. Në një farë mënyre ke të drejtë Bushat,
    edhe pse mendoj që provat e shkeljeve të masakrës elektorale nuk janë bombastike dhe mediatike por janë detaje në pamje të parë të merzitshme dhe të parëndësishme, që në një shtet normal dhe të së drejtës do ishin mëse të mjaftueshme për pretendimet e PD dhe Opozitës.

    Por ne nuk jetojmë në një shtet normal dhe të së drejtës. Masakra elektorale ka nisur vite përpara, sistemi me patronazhistë 80leksh nuk u krijua në një ditë por në 8 vite pushtet ku kontribuan të gjitha institucionet shtetërore në krijim e asaj databaze spiunimi. Vetë pranimi i Gjiknurit si negociator ishtë në një far forme kapitullim dhe asgjesim i aksionit opozitar në lënien e mandateve dhe zgjedhjeve lokale. Terreni për përdorimin e grupeve kriminale në zgjedhje u përgatit që me kanabizmin e territorit, kriminalizimit të shoqërise dhe vazhdoi me shantazhimin me anë të OFL. E shumë e shumë raste të tjera.

    Gjithashtu është e pakonceptueshme që kryetari i një partie të djathtë dhe i opozitës, në vend të dali në krah të popullit për padrejtësinë më të vogël e të përballet me gjithkënd e gjithçka, të kompleksohet dhe intimidohet nga të huajt dhe ambasadorët kalimtarë.

    Se çfarë do bëj PD përballë këtij regjimi është ende e paqartë dhe e e panjohur.
    Por një gjë është e sigurtë, çuni i urtë që respekto rregullat arbitrare të vendosura nga regjimi dhe beson garancitë boshe të ambasadorëve nuk i duhet askujt.

  4. Pd kishte kundra nje shtet te ter in te mbeshtur nga amerika europa nga turku greku nga shoqata e enveri t nga rudina Jo, efina patozer e murrizer
    Nje lul vetem cfar mund te beje?

  5. DALLIMI MES YMER GELBAZA KELLIRES DHE KOL SALLAKU SKYPE ,YMER MASTUBON FSHEHTAS KURSE KOL SALLAKU LIVE NE PUBLIKE thotë:

    NJE GJE ESHTE E MIRE NGA KETO VOTIME ,KOL SALLAKU SKYPE NUK DO TE SHIHIM SURRATIN DHE SYRIN QORR SHPESH, ZOTI BUSHATI QFAR BURRI LESHI ESHTE AI QE MASTUBON LIVE NE SKYPE DHE DEL PRAP NE TV ,

    1. Po shko o gorre masturbo ne shpelle. Hidhu nga shkami e vra vedin. Sepse zgjedhjet do te perseriten se z,ban …..me 2025.
      Po ti Andi je me kta apo me ata?

  6. ZOTI BUSHATI JU LUTEM SONTE PYETE BATON HAXHIUN OR KY GREGU ESHTE VELLAI I EDIT DHE OLSIT APO DJALI E EDI RAMES , E DI KUR TE THOTE E PARA PUNES NUK KAM DEGJUAR DHE E DYTA DO TA MOHOJ SE GREGU NUK ESHTE I KRISTAQ RAMES

  7. ZOTI BUSHATI DHE STAFI JUAJ KAM NJE PYETJE,CILI ESHTE ME SURRAT SHEMTUAR FRROK CUPI,KOL SALLAKU SKYPE APO YMER GELBAZA KELLIRA?

  8. O Bushati? Mos punon fshehtazi per Edi Ramen ti? Ti ishe ai qe i meshoi me fort idese, se te kam ndjekur vazhdimishit, qe opozita te digjte mandatet. Ti e di shume mire, se e ke thene me gojen tende, qe opozita nuk kishte perballe nje parti normale, po nje makineri mafioze qe jo luli po kushdo qe te ishte nuk ia dilte dot. E prape merresh me opoziten. Me duket se ke axhende te fshehte qe ta lini kete vend pa opozite fare.

  9. une mendoj se bushati ka te drejte ne analizen e tij por nuk thote gjerat troc si mundette vije opozita ne pushtet kur populli voton dhe amerika numeron

  10. Analiza e Bushatit qendron dhe eshte mjaft e sakte e pare nga kendveshtrimi revolucionar. Ne analize permenden difektet e Bashes (mendoj se duhet thene fajet e Bashes) dhe arrihet ne konkluzionin se regjimi nuk rrezohet me vote. Por ne shqiptaret kemi fakte per te kunderten. A nuk u rrezua me vote regjimi gjakatar gati gjysemshekullor? Problemi mendoj se duhet shtruar pak me ndryshe. Duke analizuar permbysjen e komunizmit, rrezimin e Berishes ne 1997, dhe “fitoren” e PS kete vit, do shohim se kemi te bejme me tri menyra te ndryshme veprimi. Ne 1990, u ngriten njerezit, te frymezuar edhe nga ajo qe po ndodhte ose kishte ndodhur ne vendet e tjera te Lindjes dhe rrezuan nje nder diktaturat me te egra qe kishte njohur historia. U ngriten kunder nje regjimi qe kishte gjithcka dhe kontrollonte gjithcka, duke mos patur asgje pervec forces se idealeve dhe forces se bashkimit, per te ndertuar dicka te re. Ne vitin 1997, cdo gje filloi si nje proteste kunder humbjes se parave ne disa firma piramidale, u organizuan disa banda te armatosura dhe pati njelloj revolucioni pasojat e te cilit dihen dhe kush perfitoi nga ai revolucion dihet. Sot jemi ne nje situate tjeter. Sot kemi nje kombinim te shtetit kolumbian me ate kubanez ose kinez. Ekzistonin kushtet per nje votim si ai i 1992, me ndryshimin e madh se mungonin elementet kryesore te atij viti, BASHKIMI, IDEALET dhe BESIMI i njerezve qe eshte vrare ne keto 30 vite. Sot pjesa dermuese e njerezve nuk besonte tek ndryshimi, nuk besonte as tek lideri dhe per me teper nuk ishte e bashkuar, por e ndare ne disa pjeseza qe nuk ngjallnin shume shprese. Per te kuptuar qe eshte bere baterdia ne zgjedhje, nuk ka nevoje te kerkohen prova te tjera. Mjafton qe PSD ka marre tre mandate (kaq nuk ka marre as ne vitin 2001 as me Dushkun e famshem) pa bere asnje dite fushate, si dhe numri i votave qe ka marre ai djali i panjohur, te cilin jo vetem qe nuk e njeh baza e PS, por nuk e njohin as ata qe e votuan. Pra PD dhe aleatet nuk ngjallen besim. Arsyeja mendoj se qendron tek kreu i opozites Basha dhe tek njerezit qe kishte peŕreth. Pa shkuar larg ne kohe, mjafton te kujtosh sjelljet e lidershipit te PD dhe te njerezve te tij me te aferm, vijat e kuq te vena nga ata dhe me pas te anashkaluara nga ata vete, per te kuptuar se shkaku kryesor i humbjes se zgjedhjeve eshte mungesa e besimit dhe e idealeve. Rama me te vertete arriti te bindte elektoratin e djathte qe t’ia falte Bashes te gjitha mekatet e 8 viteve ne drejtimin e opozites, por ishte Basha qe nuk arriti te bindte pjesen gri te elektoratit (qe zakonisht percakton fatin e zgjedhjeve), se ishte me mire te votonin ate se te merrnin 50 euro. Pra duke mos patur besim tek pula mot, nje pjese e mire e njerezve e shiten voten per nje veze sot. Ka njerez sot, kryesisht ne drejtim te PD, qe thone se eshte kollaj te kritikosh te vjedhurin, por hajduti a ka ndonje faj? Pyetje shume siperfaqesore. Hajduti dihej dhe njihej boterisht. Vesi del me shpirtin thone, por nese ti nuk merr masat e nevojshme per t’u ruajtur duke e ditur se cfare te pret, faji kryesor bie mbi ty. Minimalisht je i paafte dhe nuk ben per ate pune. Basha duhej te largohej qe ne 2017, moslargimi i tij ka sjelle sot keto pasoja. Ka sjelle qe sot te pretendojne te marrin kryesimin e PD njerez qe nuk dihet se cfare kane bere ne ate parti. Sot, PD duhet te mendohet mire sepse nese do kete zgjedhje ne vitin 2025, nuk do kete as gjysmen e elektoratit te sotem, si me Bashen kryetar, si me ata persona qe po pretendojne t’i zene vendin. Nese PD nuk arrin te rikrijohet, nese PD nuk arrin te shkule nga rrenjet kultin e individit dhe te dale si nje force qe bashkon njerezit dhe nuk i ndan ata, e ardhmja e Shqiperise do jete e shkuara e erret. Fati i Bashes si politikan, eshte gjeja me e parendesishme ne bote, ne loje eshte fati dhe e ardhmja e ketij vendi. Ne loje eshte emri i vendit, a do vazhdoje te quhet Shqiperi, apo do kthehet ne krahine te Bangladeshit.

  11. Gabimet e opozites jane te ndryshme, por me kryesorja eshte lenia e kauzave pergjysme dhe hyrja ne zgjedhje me kete qeveri. Ka humbur perdundimisht besimi se Rama mund te largohet me vote. Mendimi im eshte ndryshim urgjent i lidershipit dhe fillimi i nje kauze opozitare deri ne rrezimin e ketij regjimi monsterash.

  12. Ka 4 vjet qe te gjithe thonin qe per Bashen edhe 10 vjet te tjera Rama fiton.
    Basha na e hoqi fare qejfin e fituesit,jemi vetem humbes
    Me mire te shesesh mut ne pazar se te merresh me nje Bashe parfumi dhe milionier eurosh.

  13. Nipi hyses qe si ka thone njeri puna mbare po anal izon serish.

    Ka mbaru per italisht te filoqyli dhe ska pas asnje funksion shteteror. Asnji formim formal per politike apo shkenca te ngjashme. ASGJE.
    Po kjo se pengon te japi keshilla si:
    Dil nga parlamenti…
    Bojkoto zgjedhjet…
    Zgjedhjet nuk fitohen demokratikisht…

    Revolucionari elitar qe e pi kafen te blloku, jep mend studiove e nuk merr pjese neper protesta.
    kokrra debilit qe sdi cfare flet.

    1. “Nipi i hyses” qe thua ti ka trimërinë ti quaj kriminelet e Rivdekjes ashtu siç e meritojnë atëher kur dhe ku duhet.

      Sa per “këshillat” te gjitha janë me vend, por kur ke te bësh me tradhtarë, përfundimi është i pagarantuar.

      Kurse ti përveçse bythlepirjes komuniste qe po ben këtu, çfar tjetër ke bërë për vendin?

      1. A dole ti te kapitoli per proteste? Provo zbatoi ato keshillat revolucionare te Bushatit atje ku je dhe flasim. Bythlepirja “antikomuniste” do tjetersohet ne karlepirje jevgjish ne burg.

        Patriot behemi te gjithe nga Amerika. Ik qiu tani trumptard shkedhat.

        1. O sufllaqe patronazhist, dmth po i jep te drejte atyre qe vrane 4 protestuesit ne Janar 2011 kshu?

          Lepijini bythen nje skizofreni lepijini se do ju vija radha tju qihet mami ne dhip.

        2. Per te paemer e 22:25

          Une pjesën time kendej nga Amerika po e bej si duhet. I kam nga mbrapa edhe kriminelet e shtetit ketu dhe s’kanë çfar të më bëjnë. Do ta provosh edhe ti?! Thuaj felliqesirave te kuqe shqiptare që janë këtu të më bëjnë ndonjë të keqe! Le të vijnë po ja u mbajti! Disa e provuan dhe shkuan në p!dh të sëmës. Do ta provosh edhe ti?! Po ju nuk jeni trima, juve ju bën trim arma dhe ndenja në turmë.

          Sa per burgun, bëjeni provë njëherë, me zor po e pres… Tani shporru o këlysh kurve i Rivdekjes!!

          Qelbësirave do ti vij fundi.

  14. Nëse nga një anë të tërheq Berisha,që urdhëroi daljen nga Parlamenti,ndonëse ky Luli i Kimetes e kundërshtoi,dhe nga ana tjetër ca ambasadorë të paturp si ajo debilja koreane ….nuk ke si bën ndryshe…ndonëse ikja nga PD ( po’ ta linin)do ishte një zgjidhje…!
    Tani ,ti djali i Verës dhe Mehdiut….më gjej nje emër në PD që ka “domate” të ngrihet kundër Saliut dhe ti thotë “shko qihu” pornoambasadores të Shteteve të Bashkuara të Indokinës!
    Po’ e gjete ….hallall …….

  15. EDHE DRITAN HALE’ja I THOTE VETIT GAZATAR ,NE FAKT ESHTE VETEM NJE ZAGAR BYTHLEPIRES ME SHUME I EDI RAMES ,

  16. Opozita mund te kete bere gabime plot, por ate Timonin nga gremina, mos ja atribo kot or z. Bushati!
    Sa per ate Timon nga gremina, mos ja hame hakun fare, e ka drejtu Edi Rama per krejt Shqiperine.
    Mjaft ti hedhesh nje sy parametrave ekonomiko-financiare p.sh, atij Borxhit Publik rekord te 30 viteve!

  17. E dyta here qe Luli ben lojen e Rames. Ik Luli merr me vete dhe sorrosianet qe ke aty ne PD si Saliani, Bardhi, Bylykbashi etj edhe tju vije turp qe e late kete vend ne dore te Rames.

  18. Qesharak behet ndonje ithtar zorrdjegur i ketij pushteti Rama, kur tenton te beje te merakosurin se Basha ja paska lene vendin Rames ne dore.

  19. Një gjë nuk e mar vesh se si e ka zbuluar Bushati që “arkat me dokumenta denoncuese” që ka çuar PD në Komisionin e Ankimimit , qenkan bosh.
    A mos thua këtë “të fshehtë” e ka mësuar nga miqtë e tij në kupolën e PS që i dhanë edhe listat e patronazhistëve ?
    E dinë gjithë lexuesit e Lapsit që Bushatit ashtu si për Blushin në 2017-ën , i ishte mbushur mëndja që ata tre kandidatë të Albin Kurtit do të mernin më shumë vota se PD.
    Po pse këtë tifozëri naive politike ta kalosh deri në qesharakësi ?
    Meqë Bojkeni paska publikuar një video të nja dy numëruesve socialistë që korigjonin fletët e votimit , dhe pa i verifikuar si persona, njerin prej tyre e identifikon si të PD, Bushati shkon në ekstremin se 9 arkat me dokumente e fakte që ka grumbulluar PD për ti nisur tek KAS, qenkan bosh.

  20. O Bushat i lexoje shkrimet e tua e ve re se thua nuk ka shtet, zgjedhjet u grabiten e tani thua qe fajin e ka Lulzim Basha.ke te besojme nga keto qe thua ?.Annalisa e humbjes se PD eshte se zgjedhjet u vodhen e per kete nuk ka fame Basha por qeveria qe i vodhi.Sa per komuntuesit qe kritikojne Bashen per humbjen Jan vegla te Nishneve, Topalleve, Patozeve, Murrizve, Imamve

  21. Ka analiza qe nuk jane per kapacitetet te gjtheve,, por keta nuk e kuptojne se ku eshte problemi, edhe sikur analizen ta lexojne gjithe jeten te gjithe veten nul do ta kuptojne. Nje nga keta eshte edhe ky i shgjetuari! Per mia eshte nje analize e sakte dhe e nivelit. Duke mare shkas nga nje fraze te z. Bushati qe thote gjoja lufta qe ben Bash palluqja ngjan me luften kunder mullijve te eres. Atehere Llulli eshte Don kishoti! Edhe Don Kishoti i shkrete nuk fitoi asnje beteje jne jeten e tije, njesoj si Llulli,qe ben Don Kishotin per dhe eshtee futur ne thes nga doçi. Poshte qente tradhetar ,e te gjith politikacet qe shesin bythen e presin qe njerezit ti zgjedhin alomanjerezit

  22. Nuk kishte zgjedhje mes partise ne pushtet dhe opozites. Kishte zgjedhje ku opozita perballe kishte gjithe strukturat e shtetit perfshi edhe Drejtesine. Kjo eshte farse zgjedhore. Se sa do zgjase kjo nje vit, dy apo dyzet kjo do varet nga aftesia e shqiptareve per te duruar fukarallekun.

  23. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.O shpellkari Gelbaza qe virusin qe ke kerkon ta hedhesh te cecenet e byrektores se pd qe bashke te hani mut dhe kater vjet të tjera,spaku po ju qin para e mbrapa tani

  24. Fjalet e shumta jane fukarrallik thote populli . Eshte ne doren e Bashes qe ta çoje timonin nga mendon se eshte me e mira por ka nje problem te vogel . Nese do qe te hyje na parlament , mund ta beje por duhet te jap doreheqjen menjehere tani . Nese nuk i njeh zgjedhjet dhe parlamentin qe del nga keto zgjedhje atehere te rrij aty ku eshte dhe ta ngreje popullin ne protesta te pafundme deri ne rrezimin e ketij sekti antishqiptar mavi . Çdo manover tjeter e Bashes eshte antishqiptarizem dhe e bene Bashen target te mllefit popullor dhe e devijon problemin nga i gjati ine tek vete Basha . Keto manovra na çojne drejt gremines te gjitheve si komb . Fjalet e shumta jane fukarrallik , o vil o mbaj koshin thote populli , rruge te mesme nuk ka dhe nuk duhet te kete .

  25. Andi ka thjesht te drejte, te njejten analize per humbjen e zgjedhjeve bente Kreshnik Spahiu disa dite para 25 prillit. Duket si rreth vicioz i organizuar mire ku PD eshte vene ne gjume! Duhet qe PD ta drejtoje nje radikal qe s’ben kompromise si Flamur Noka, ndoshta dhe Imami ndersa Lulzim Basha duhet te jape doreheqjen sepse demokracia dhe deshira per rotacion duhet treguar qe te vetja, dhe shume njerez te PD ashtu si dhe une qe jam me bindje per PS por votova PD do “perndiqemi” nga pushteti dhe te jete per Bashen atij nuk i prishet jeta lluksoze qe ben por e vuan nje elektorat qe po varferohet dhe rrezikon te tkurret edhe me shume per cdo dite qe Basha si humbes mban peng partine! Paci fat PD-ista, hall i madh ju ka zene! Gjuajeni Bashen me veze e miell ne mitingje qe te ike, e di qe zemra nuk ja u ben por po beheni lolo te lolos!

  26. Ne te gjithe boten mediat ne shumice por dhe shumica e njerezve fokusohen tek qeveria dhe qeverisja!
    Ketu ne Shqiperi jane bere shumica e mediave, por ca me keq edhe shumica e njerezve profesore e specialiste qe duan te ndreqin opoziten, sepse ekonomine, mireqenien, rendin, shendetesine etj i shohin ne perfeksion dhe vetem opozita po ja pengon ta shijojne begatine.

    1. PO KUR OPOZITA NUK KA BYTHE TA MBPOSHTI POZITEN ÇA TE BEJEM TA LAVDEROJME?
      PO KUR OPOZITA VETE PAS VALLES SE POZITES TE MOS FLASIM? JA KEMI QI ROPT PALLOSHIT DHE MAVIVE POR E VERTETA DUHET THENE , KURSE TI IK RREGULLO ANTENEN O MILITANT

  27. Llogjika normale ta thotë që ngado që ta kthesh, se ti kërkosh Bashës në këtë situatë që të japë dorheqje, është thjeshtë një dëshirë e fshehtë e ligë e aspak e nderëshme, për të lënë në pushtet Edverin si dikur Enverin.
    Është vërtetë shumë e habitëshme se ndonëse edhe tifozët më të tërbuar të dymetroshit, edhe ata me aftësi të kufizuara intelekti, e kanë kuptuar se Rama erdhi në pushtet me mashtrime trashanike, e në tetë vite pushtet, jo vetëm që nuk bëri asgje e nuk mbajti asnjë premtim, por e kthei Shqipërinë në vendin kampion të drogës, kriminalitetit e korrupsionit masiv.
    Nuk ka asnjë kryeministër, e pakta ta themi në Europë, që të sillet me arogancë deri harbutëri me të gjithë si Rama.
    Basha është krejtë e kundërta e tij.
    Nse Rama mund të cilësohet si politikani më anormal europian, Basha është modeli më normal i politikanit të së djathtës së moderuar europiane.
    Nëse analizon pretendentët karieristë të sëmurë që i bëjnë thirrje Bashës që të japë menjëherë dorheqjen e që të futen ata nvetë në garë pa te për të drejtuar PD, nuk shoh asnjerin prej tyre që të ketë formësimin e plotë intelektual europian të tij, e ajo që është më kryesorja , asnjeri prej tyre nuk ka pasur sukseset e Bashës në detyrat qeveritare gjatë qeverisjes Berisha.
    Për çfarë ishte shquar Patozi në PD ?
    Një zë i mekur i kësaj partie.
    Për çfarë ishte shquar Jozefina ?
    Vetëm për gjuhën e saj anormale në komunikim, të ngjashme me ate të Ramës.
    Qenka “i mefshtë” Basha ?
    Mos na qenka Bujar Nishani më luftarak ?
    Qenka “themelues” i PD Arben Imami ?
    Po kaq shpejt u harua se ai doli si gjeneral mbi tanke në 97-tën, për të “dërmuar” PD ?
    Po kush na qenka ky Kadili që kërkon me ngulm të bëhet lider i PD ?
    Kush e ka njohur ate apo ca qejfllij të tjerë kryetarllëku si një Murriz nga Lushnja apo një Elez nga Kukësi
    Fundi i fundit, përse ky nxitim kaq i madh për të larguar një politikan si Basha nga lidershipi i opozitës, pikërisjt në momentin më të vështirë për Shqipërinë e për ta shkatëruar këtë parti që solli demokracinë pluraiste ?
    Cilët veç aventurierëve të paskrupullt politikë apo nostaligjikëve të enverizmit , ju shkon kjo për shtat ?

    1. O KAR MILITANT ,I LIG JE TI DHE SOJI JUAJ I MILITANTEVE . PALLOSHI NUK RREZOHET ME KURRE NGA BASHA PERVEÇSE ME REVOLUCION . BASHA TASHME ESHTE I SHPLARE KOMPLET DHE JA BENE ME TE LEHTE FITOREN KURVES 2 METRA . NESE AI RRINE AKOMA KRYETAR ,EDHE 30 VJET PO NE OPOZITE DO NGELESH TI DHE UNE BASHK.

      1. Paska ngelur Shqipëria që të forcojë shtetin demokratik me rrugeçër si ti që do të bëkërkan revolucion, me penisin në gojë.

  28. Sa me pare te kuptohet se ketu tashme jemi nen Regjim ku nuk ka me pozite dhe opozite aq me mire do jete se pari per opozitarizmin popullor dhe se dyti per teoricienet e opozitarizmit.

  29. Askujt nuk duhet t’i qahet, veçse vetes. Dhe kthesën duhet ta fillojë nga vetja, ndryshe, më parë do të dalë në pension, se sa do të jetë kryeministër.

    Hija e Sokol Olldashit është ende në PD, së bashku me mendimin nëse me atë do të kishte qenë më e lehtë fitorja e radhës, apo humbja do të kishte qenë më e rëndë. Të gjitha shënimet dhe përcaktimet të shpien drejt mendimit se me Olldashn nuk do të kishte pasur kaq shumë diletantizëm politik dhe kaq fort joshje pas aferave financiare.Nje lider je nuk të ben salihu o byroisti i pd

  30. Berisha ka 2 testamente për trashëgimin e PD pas vdekjes:

    1- (Plani A ) Lulzim Basha kryetar i përjetshëm

    2- (Plani B ) Një nga fëmijët e Berishës nëse Basha dështon disa zgjedhje

    Planin B ja dogji SHBA se i shpallën familjen Non Grata duke ja djegur karrierën fëmijeve.

    Në këto kushte Berisha ka mbet vetëm me PLANIN A.

    1. Berisha ka merite per fitoren emblemakite te 2005. Beri Kop-in , aleancat me partite e djathta. Fitoj zgjedhjet.Kete tipin e kishte mire per te bertitur ne mitingut permbylles te fushates ne Tirane: “ doktoooor Berisshaaaa”. E nzgjizi Berisha i shkrete per ta be Pape po i doli koqe.Keqardhje.

  31. Që të dhjetë ish gjyqtarët e nivelit të lartë, të cilët po hetohen nga SPAK për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mashtrim me pasuritë, janë emëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta në Gjykatë e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, në vitet 2008-2013, në bashkëpunim me ish presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani, në kuadër të planit të tyre për kontrollin e kupolës së drejtësisë, përmes njerëzve të besuar.

  32. Popull kudo i vuajtur, mbare Populli kudo ankohet,
    Qeveria ne duart e Rames, por Basha ketu fajesohet,

    Me ate “Fajin e ka Saliu”
    8 vjet Rama me Varferi mullar,
    tani me “Fajin e ka Basha”
    kerkohet te bindet ndonje Gomar!

  33. Ka qenë shkurt i vitit 1991. PD e sapo krijuar kishte, jo forume normale, por një sajesë masovike që quhej ‘Komisioni Nismëtar’ dhe në krye kishte Azem Hajdarin. Kuptohej lehtë pse ishte sajuar kjo krijesë hermafroditë: Pritej se kush do të ishte më i forti që të pushtonte partinë.

    Kjo ishte ajo nata kur ndodhi votimi për herë të parë. Azemi u spostua, sepse ‘nuk kishte kulturë sa të merrej vesh me të huajt’. Anëtarët e Komisionit, afër mesnatës, erdhën në redaksinë e Rilindjes Demokratike, ishin 13. Tre prej tyre kandiduan si kryetarë: Meksi, Pashko dhe Berisha. E vetmja herë me votim të fshehtë. Kur u numëruan votat, aty plasi lufta. Meksi kishte fituar 9 vota, Berisha 2 dhe Pashko 2 vota. Dhoma e mobiluar me dy tre stola lulishteje, ishte e shtruar me dërrasa; ç’kanë hequr ato dërrasa nga shkelmat e Berishës,shko lepije loqet lulzimes o rrumbullak se të ben lulzimja polic kur të fitoje zgjedhjet o shpellkare i shkrete

  34. Unë betohem përpara kishës së Laçit, unë betohem për kishën e Laçit,” (dhe kjo është e vërtetë, nuk po bëj shaka) janë fjalët e Lulzim Bashës në maj të vitit 2019, “se Edi Ramën, Damian Gjiknurin dhe Belinda Ballukun do t’i rras në burg.” Dhe njerëzit pyesin se pse Lulzim Basha nuk fiton dot një palë zgjedhje!!! Nuk ka se si t’i fitojë. Nuk ka se si të ndodhë. Një njeri që këput broçkulla, dhe mufka, dhe gjepura të tilla kolosale nuk ka se si t’i fitojë zgjedhjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu