• |
ide | kryesore

Arrestohet taksisti që shpërndante drogë në zonën e plazhit, arrestohen 4 persona në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar nga policia në Durrës në kuadër të operacionit “Taksisti”. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga janë vënë E. Sh., 30 vjeç, V. M, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), A. Gj., 55 vjeç, të tre   banues në Durrës  dhe  A. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë shtetasi A. Gj. kishte ardhur në zonën e Plazhit, me mjetin e tij taksi, së bashku me shtetasin A. B. (pasagjer), për të blerë një sasi lënde narkotike tek dy shtetas të tjerë, kanë organizuar punën për kapjen e tyre. Pas arrestimit, policia u ka sekuestruar edhe lëndën narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë, automjeti taksi dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *