• |
ide | kryesore

Çlirimi i gazit në minierën në Martanesh, policia procedon penalisht 53-vjeçarin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë u shënua në një minierë në Martanesh dje. Si pasojë e çlirimit të gazit humbi ndjenjat dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë një minator, si dhe tre të tjerë u dërguan në spitalin e qytetit. Një ditë pas ngjarjes, policia e Dibrës njofton se për ngjarjen ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për një 53 vjeçari, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

 “Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar  disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.



1 Comment

  1. EJ PO MIRE NUK PROCEDOHET PERGJEGJESI LIGJOR I SUBJEKTIT PSE LEJON PUNONJESIT TE PUNOJNE PA MJETE MBROJTESE POR PROCEDOHET NJE ING NDOSHTA OSE NDONJE PERGJEGJES SEKTORI QE I SHKOJNE LITAR NGA SHEFI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *