• |
ide | kryesore

Courtney Stodden: Chrissy Teigen më tha të vrisja veten

Paparazzi, Slider



Para 10 vitesh, Courtney Stodden u bë mjaft e njohur pasi në moshën 16-vjeçare u martua me aktorin 50-vjeçar, Doug Hutchison. Ky lajm ishte në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë dhe njerëz nga e gjithë bota fajësuan Courtney-n për këtë situatë.
Çifti u divorcua vitin e kaluar, ndërkohë që së fundmi ajo ka folur për përvojën asapk të këndshme dhe bullizmin me të cilin është përballur pas martesës së saj.

Në një intervistë për “Daily Beast”, ajo tregoi se dhe personazhe të famshëm kanë reaguar ashpër ndaj saj, mes të cilëve hodhi akuza edhe për modelen, Chrissy Teigen.

Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vrisja veten”. Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Stodden flet publikisht për modelen e njohur. Pas vendimit të kësaj të fundit për t’u larguar nga rrjetit social “Twitter”, ajo e cilësoi Teigen si hipokrite.
“Unë mendoj, për mua, sepse kam përjetuar kaq shumë ngacmime nga ajo kur isha vetëm 16 vjeç, në një kohë kur kisha nevojë për ndihmë. Si, unë po abuzohesha. Ajo më ka dërguar tweet-e të ndryshme. DM private, deri dy vjet më parë.”, u shpreh ajo në intervistë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *