• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në PD/ Thirret mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përveç padive në KQZ kundër rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Demokratike nis edhe debatin e brendshëm. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka njoftuar se të dielën do të mblidhet kryesia e PD-së dhe menjëherë pas tij edhe Këshilli Kombëtar. Sipas Bardhit, në rend të ditës ka vetëm 1 pikë.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II. Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi” – thuhet në njoftimin që u është dërguar anëtarëve të strukturave të PD-së.

Pak ditë më parë kryetari Lulzim Basha paralajmëroi mbajtje të zgjedhjeve brenda partisë. Në një takim në Durrës, Basha tha se do të jenë demokratët ata që siç ka ndodhur edhe në të kaluarën do të zgjedhin ata që përfaqësojnë dhe ata që i drejtojnë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. E çduhet të ndodhi!!Thjesht mblidhet kryesia në një mbledhje të radhës.Nuk po mblidhet byroja politike!!!!

  2. Normale qe do mblidhet fisi kur ka mortje! PD eshte Bajrak i madh e s’mundet me u turperu! Zoti past meshire per te vdekurin!

  3. “…sic ka ndodhur ne te kaluaren..”- thote ky mjerani!
    Po krejt problemi me PD eshte se perseritet e kaluara pike per pike!
    Kjo do te thote rendje drejt humneres!
    “PD-ne e shkallmojme e Lulin s’e dorezojme” – ky eshte mesazhi qe do percillet!!!…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *