• |
ide | kryesore

Europa League/ Një francez për betejën finale Villareal-United: UEFA zgjedh ‘shpurën’ e arbitrave

-Instant, Sport



Cle’ment Turpin, arbitri francez, do të jetë njeriu që do të gjykojë finalen e Europa League mes Villarreal dhe Manchester United, që do të luhet në Gdansk Stadium, në Poloni, të mërkurën e 26 majit në orën 21:00. Komiteti i Arbitrave i UEFA-s i ka besuar kështu një gjyqtari që është në arenën ndërkombëtare që nga viti 2010. Këtë sezon, francezi 38-vjeçar ka drejtuar shtatë ndeshje në Champions, si dhe kthimin e 1/16 të Europa League mes Psv Eindhoven dhe Olympiacos FC.

Turpin, që është zgjedhur edhe në trupën e arbitrimit në Euro 2020, do të marrë pjesë në një finale UEFA për herë të dytë në karrierë: në vitin 2018, në fakt, ai ishte arbitri i katërt i finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool, i luajtur në Kiev (Ukrainë).

Në finalen e këtij viti të Europa League, Turpin do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore. Arbitri i katërt, Slavko Vincic, është nga Sllovenia. Roli i Asistentit të Arbitrit në Video i është caktuar francezit François Letexier, i cili do të bashkëpunojë me bashkatdhetarët Jerome Brisard dhe Benjamin Pages. Hollandezi Paulus van Boekel plotëson ekipin e Var.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *