• |
ide | kryesore

KAS refuzon kërkesat e PD, Bardhi: Drejtësia do bëhet do apo nuk do Rama dhe veglat e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet i zgjedhur në Elbasan, Gazment Bardhi akuzon Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ se u mohoi sot shqiptarëve transparencën për masakrën zgjedhore të 25 Prillit.


Në një reagim për vendimmarrjen e sotme në KAS, Bardhi thotë se 3 anëtarët e zgjedhur nga PS refuzuan, në mënyrë të paligjshme, pa asnjë argument të marrin nga institucionet shtetërore provat që faktojnë se PS përdori burimet shtetërore dhe kriminale për deformimin e vullnetit të zgjedhësve.


Duke refuzuar të marrë dhe administrojë informacionin zyrtar për punësimet masive të paligjshme, përdorimin e personave me rekorde kriminale për blerjen e votave, dhënien e paligjshme të lejeve të legalizimit apo favoreve të tjera shtetërore në këmbim të votave, KAS bëhet palë me pushtetin për blerjen e zgjedhjeve, thotë Bardhi.

Sipas tij, ky është një akt i përsëritur, kur shërbëtorët e Ramës u heqin shqiptarëve të drejtën për një proces të ndershëm zgjedhor.

“Me vendimin për fletën e ndërlikuar të votimit, për shkak të të cilit vota e 83 mijë qytetarëve u bë e pavlefshme, KAS faktohet si bashkëautor i masakrës elektorale të 25 Prillit.Edi Rama mund ta pengojë tani, por nuk ka forcë ta ndalojë transparencën për masakrën zgjedhore”.

Bardhi thekson se transparenca dhe drejtësia për 25 Prillin do të bëhet e plotë, do apo nuk do Rama dhe veglat e tij në KAS.

15 Comments

    1. Kryetar i mire mund te ishte Tomorr Alizoti ose Ibsen Elezi. Opozita ka nevoje imediate per nje lider te pakapur, pa dojse, rrjedhimisht te pashantazhueshem nga brenda dhe nga jashte (ambasadat) si dhe qe jane artikuluar qarte dhe me kohe per nje te djathte.

      Psh ato qe i ka thane Ibseni ketu e para 3 vjetesh kur askush nuk guxonte te fliste kundra Bashes apo Saliut, sot po i dalin te gjitha.

      Keta te dy persona besoj se i mbartin keto cilesi.

  1. Ibsen Elezi ndoshta.Por kam e verteta eshte qe askush nuk ka cfare ben dot me ne kete vend te kapur per gryke nga mafja nderkombtare pa i sikterisur prej ketij vendi . Se ketu gjithcka duhet filluar nga shpallja reale e pavarsise.

  2. Duhet te shporren nga Pd pleherat si Noka, Paloka ,Bardh haleja , Sali krimineli,Salianji etj. Lulushi te iki ne Hollande te q… ne b…se e kane te miratur me ligj andej.

  3. E kush do ta japë drejtësinë mor djalë!!!Të gjithe pasardhësit e klikës komuniste!!!Vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu