• |
ide | kryesore

KAS shqyrton ankimimet për Gjirokastrën/ Merxhani: Kemi fakte dhe prova të manipulimit të votës

-Instant, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur sot shqyrtimin e ankimimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Gjirokastra është qarku i parë i marrë në shqyrtim nga KAS, ku kandidati i Lëvizjes Vetevëndosje, Kreshnik Merxhani parashtroi shkeljet e evidentuara në këtë qark. Me fakte dhe prova, Merxhani argumentoi shkeljet e bëra gjatë procesit të numërimit në këtë qark. Ai tha se shkeljet janë të karakterit penal.

“Presion mbi procesin e numërimit. Janë shpallur fletë të pavlefshme dhe fletët e votimit të kandidatit Merxhani nuk janë marrë parasysh nga numëruesit. Nga pamjet filmike janë paraqitur mbi 20 fotografi që kanë nda dy X në fletën ku rezulton edhe Merxhani. Janë konstatuar raste të shumta të ëprdorimit të stilolapsave duke vendosur shenja në fletët e votimit dhe falsifikimi i vullnetit  dhe në 26 prill në orën 05;49 – 05: 52 dhe 05;41 – 05: 52 në KZAZ 79 është provuar me pamje filmike që kanë lejuar numëruesit e tavolinës 2 të ndërhyjë me stilolaps dhe duke tjetërsuar vullnetin e votuesve dhe duke kryer vepër penale. Kjo sjellje vërtetohet edhe me dëshmi të vëzhguesve tanë. Mbajtja e stilolapsit në dorë është krejtësisht e dallueshme duke e keq përdorur stilolapsin sipas fletës së votimit. Ne i kemi dokumentuar me video”.

Sipas tij këto shkelje vërtetojnë manipulimin e votës, ndërsa denoncon se ka pasur një miratim në heshtje mes numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ. Merxhani thekson se ky dëmtim është bërë me dashje dhe nuk është marrë asnjë masë për ata që kanë kryer këto vepra.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *