• |
ide | kryesore

Lidhja e Kortuney shokon familjen Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Kourtney Kardashian po jeton momentet më të bukura , ndërsa është në një lidhje dashurie me artistin Travis Barker. Marrëdhënia e tyre sa vjen e bëhet më e fortë e duket se ata janë bërë për njëri-tjetrin.
“Ata janë shumë të dashuruar dhe vazhdimisht shprehin afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”, kanë thënë disa burime për çiftin për “ET”.

Burimet kanë treguar se Kourtney dhe Travis i qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.
“Travis e bën Kourtney-n të ndihet speciale dhe ai i tregon gjithmonë se sa shumë e do dhe sa e rëndësishme është ajo për të. Kourtney ka qenë gjithmonë shumë e dashur ndaj tij gjithashtu dhe ka bërë përpjekje të mëdha për t’i tregua se sa shumë interesohet për të”.

Por familja e Kourtney-t duket se është disi e shokuar për këtë lidhje të re të saj.
“Familja e Kourtney-t është e lumtur për të, por ata janë pak të shokuar sepse nuk e parë atë kurrë më parë kështu”, kanë thënë burimet në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *