• |
ide | kryesore

Lindja e Mesme vlon sërish/ Izraelitët dhe palestinezët po nisin një tjetër luftë të përgjakshme

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Konflikti i ditëve të fundit Izrael-Palestinë nuk ndalet.


Avionët izraelitë dhe militantët palestinezë kanë shkëmbyer sulme të reja ajrore dhe raketa ndërsa i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme paralajmëroi për një përshkallëzim drejt një lufte në shkallë të plotë.


Një person u vra dhe dy u plagosën pasi një raketë antitank goditi një makinë që patrullonte afër kufirit midis Izraelit dhe Gaza të Mërkurën në mëngjes. Predhat e mortajave të shkrepura përtej kufirit penguan përpjekjet e ekipeve mjekësore për të arritur në vendin e ngjarjes.

Hamas njoftoi se kishte kryer sulmet. Ndërkohë, ministria e shëndetësisë në Gaza tha se numri i të vdekurve në Gaza kishte arritur në 48, duke përfshirë 14 fëmijë, me më shumë se 300 të plagosur. Nga ana tjetër, gjashtë vetë në Izrael janë vrarë.

Ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore në Gaza dhe grupet militante palestineze kanë qëlluar me breshëri raketa të shumta në qytetet izraelite, skenë që i ngjan luftës së fundit të Gazës në vitin 2014.

Kanali 12 i Izraelit tha se ndërmjetësit egjiptianë po përpiqeshin të ndërmjetësonin një marrëveshje armëpushimi. Megjithatë, Benny Gantz, ministri i mbrojtjes i Izraelit, tha se operacionet ushtarake do të vazhdonin.

Jonathan Conricus, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se ai priste që luftimet të intensifikoheshin. I pyetur për një armëpushim të mundshëm, ai tha: “Unë nuk mendoj se komandantët e mi janë të vetëdijshëm, ose veçanërisht të interesuar.” 

I dërguari i OKB Tor ëennesland tha se udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të ndalojnë përshkallëzimin e situatës. Deklarata erdhi pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, premtoi të intensifikojë sulmet në Gaza.

“Kostoja e luftës në Gaza është shkatërruese dhe po paguhet nga njerëzit e zakonshëm,” tha ëennesland, i cili pritet të informojë 15 anëtarët e këshillit të sigurimit të OKB mbi krizën të Mërkurën, takimi i dytë i tillë në tre ditë.

“Ndaloni zjarrin menjëherë. Ne po përshkallëzojmë drejt një lufte në shkallë të plotë,” paralajmëroi ai.

Në shkëmbimet e fundit të dhunshme herët të Mërkurën, sirenat që paralajmëruan për zjarrin e raketave hyrëse u ndezën në Tel Aviv dhe disa shpërthime u dëgjuan, pasi Hamas tha se kishte qëlluar 110 raketa drejt qytetit bregdetar në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite në Gaza.

Në qytetin e përzier arabo-hebre të Lod, afër Tel Aviv, një baba dhe bijë u vranë pasi një raketë goditi një automjet në zonë. Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytet.

Në orën 4.30 të mëngjesit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë se një numër i “shënjestrave të rëndësishme terroriste dhe operativëve terroristë në Rripin e Gazës” ishin goditur në përgjigje të “qindra” raketave.

Avionët izraelitë gjithashtu sulmuan disa ndërtesa shumëkatëshe në Gaza.

Në javët e fundit, ka pasur një përshkallëzim të shpejtë të zemërimit për pushtimin gjysmë shekullor të Izraelit, kontrollin e tij gjithnjë e më të thellë ushtarak mbi jetën palestineze dhe një valë dëbimesh dhe prishjesh. Në Jeruzalem, qindra palestinezë janë plagosur në protesta që janë mbajtur netët e fundit dhe që përshkallëzuan gjatë fundjavës dhe u përhapën në zona të tjera të Izraelit dhe Bregut Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, drejtuesi i lartë i Hamasit palestinez, Ismail Haniyeh deklaroi se sulmet me raketa do të vazhdonin derisa Izraeli të ndalonte “të gjitha skenat e terrorizmit dhe agresionit në Jeruzalem dhe xhaminë al-Aqsa”. 

(Ismail Haniyeh) 

Izraeli dhe Hamasi kanë zhvilluar tre luftëra, të cilat u konsideruan kryesisht si dështime për të dy palët, me Hamasin ende në pushtet dhe një Izrael që vazhdon të mbajë një bllokadë dëmtuese.

Reagimi ndërkombëtar 

Shtëpia e Bardhë është përgjigjur duke thënë se “fokusi i saj kryesor” është ndalimi i përshkallëzimit të situatës dhe se Joe Biden po azhurnohej për përkeqësimin e situatës. Zëdhënësi i tij, Jen Psaki, tha se zyrtarët amerikanë po flisnin me homologët e tyre në rajon.

“Ne besojmë se palestinezët dhe izraelitët meritojnë masa të barabarta të lirisë, sigurisë, dinjitetit dhe prosperitetit,” tha Psaki. “Zyrtarët amerikanë në javët e fundit kanë folur sinqerisht me zyrtarë izraelitë për mënyrën se si dëbimet e familjeve palestineze që kanë jetuar me vite, ndonjëherë dekada, në shtëpitë e tyre dhe se si prishjet e këtyre shtëpive, funksionojnë kundër interesave tona të përbashkëta dhe arritjen e një zgjidhjeje të konfliktit ” – shtoi ai.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB të Mërkurën ka të ngjarë të jetë një provë e pozicionit të administratës Biden. Të martën, administrata bllokoi një deklaratë të këshillit të sigurimit të OKB duke kërkuar një armëpushim.

Rexhep Tajip Erdogan, presidenti turk, i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, se bashkësia ndërkombëtare duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues” mbi sjelljen e tij ndaj palestinezëve. Në telefonatë, Erdogan kishte sugjeruar një forcë ndërkombëtare mbrojtëse për të mbrojtur palestinezët.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Boris Johnson u bëri thirrje Izraelit dhe udhëheqësve palestinezë që “të tërhiqen nga pragu”. Duke bërë thirrje për të dy palët që të tregojnë përmbajtje, Kryeministri tha: “Mbretëria e Bashkuar është thellësisht e shqetësuar nga dhuna në rritje dhe viktimat civile dhe ne duam të shohim një zbutje urgjente të tensioneve.” 

Çfarë përplasjesh kanë shpërthyer në Jeruzalem ditët e fundit? 

E hëna filloi me më shumë se 300 palestinezë – të cilët kishin ardhur për t’u lutur në xhaminë al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit – të plagosur në përleshjet me forcat izraelite, të cilët qëlluan plumba gome, gaz lotësjellës dhe granata. Përballjet midis policisë izraelite, protestuesve palestinezë dhe izraelitëve hebrenj të ekstremit të djathtë vazhduan gjatë gjithë ditës.

Qyteti mbeti i tensionuar përpara një marshimi të diskutueshëm nga hebrenjtë nacionalistë, i cili ishte vendosur të kalonte nëpër lagjet palestineze si pjesë e një feste izraelite që tundte flamurin, Dita e Jeruzalemit. Rruga përfshinte Portën e Damaskut, një nga qendrat e pakta të jetës palestineze në qytetin e kontestuar. Në javët e fundit, forcat izraelite dhe palestinezët janë përplasur rreth kufizimeve izraelite në tubimet e natës atje pas agjërimit të Ramazanit.

Pak para se marshimi të niste, autoritetet izraelite urdhëruan që ajo të kalonte nga zona e Portës së Damaskut. Organizatorët kundërshtuan, duke thënë se pjesëmarrësit duhet të mblidheshin ende në Murin Perëndimor, vendi më i shenjtë në qytet për hebrenjtë, i vendosur poshtë xhamisë al-Aqsa, të cilën hebrenjtë e quajnë kompleksi i ‘Temple Mount’.

(Vendi i shenjtë për myslimanët, xhamia al-Aqsa) 

Kjo ishte afërsisht në të njëjtën kohë kur Hamas, një grup ekstremist që kontrollon Rripin e Gazës, njoftoi se do të qëllonte me raketa nëse izraelitët nuk largoheshin nga xhamia al-Aqsa dhe Sheik Jarrah, një lagje kryesisht palestineze e Jeruzalemit Lindor ku ndodhen familjet arabe, që janë përballur me dëbime pas vitesh beteja gjyqësore të zhvilluara nga izraelitët e vendosur aty. Në atë zonë pati konfrontime natën midis nacionalistëve izraelitë të ekstremit të djathtë dhe palestinezëve, të cilët janë përballur me një përgjigje të ashpër të policisë.

Të hënën në mbrëmje, Hamasi gjuajti raketa drejt Jeruzalemit dhe Izraelit jugor. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore.

Çfarë qëndron pas përshkallëzimit? 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po lufton për mbijetesën e tij politike pas katër zgjedhjeve të bllokuara që e kanë lënë Izraelin në trazira politike. Ai është në krye të një qeverie të përkohshme ndërsa lufton akuzat për korrupsion, ndërsa partitë e opozitës luftojnë për të formuar një qeveri alternative të qëndrueshme.

(Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu) 

Kryeministri është rreshtuar me politikanët e ekstremit të djathtë. Midis tyre janë Itamar Ben-Gvir, kreu i Partisë ekstremiste të Fuqisë Hebreje, i cili ka qenë pjesë e konfrontimeve në Sheik Jarrah dhe rreth Malit të Templeve (Temple Mount).

Kritikët e Netanyahut thonë se tensionet janë lejuar pjesërisht të përshkallëzohen sepse ai ishte i shpërqendruar nga çështjet e tjera. Raportet e dhunës që targetojnë izraelitët dhe ushtarët hebrenj kanë dominuar mediat izraelite në ditët e fundit.

Për palestinezët, disa zhvillime të fundit kanë ngjallur frikë dhe zhgënjime për të ardhmen e kërkesave të tyre për sovranitet dhe të drejta në Jeruzalem dhe fundin e pushtimit izraelit.

Në fund të Prillit, Presidenti Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll mbi disa pjesë të Bregut Perëndimor, njoftoi se ai po shtyn ato që supozohej të ishin zgjedhjet e para Palestineze në 15 vjet. Në teori, zgjedhjet do të zhvilloheshin në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor. Por Abbas është në kundërshtim me Hamasin, i cili sundon në Gaza, dhe Izraeli ka ndaluar Autoritetin Palestinez të veprojë në Jeruzalemin Lindor, ku shumica e Palestinezëve nuk janë shtetas Izraelitë. Abbas, i cili nuk po dilte mirë në sondazhe, fajësoi Izraelin për anulimin, duke thënë se nuk kishte rënë dakord për një mekanizëm që të votohej në Jeruzalemin Lindor.

(Kreu i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas) 

Përkundër këtij sfondi, kufizimet izraelite rreth hyrjes në Portën e Damaskut dhe Xhamisë al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë në Islam, u bënë pika të ndezjes ndërsa shumë Palestinezë u mblodhën atje për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Era e “ujit me erë të keqe”, të spërkatur nga forcat izraelite të sigurisë ka mbetur në disa pjesë të Jeruzalemit Lindor për javë të tëra.

Konfliktet rreth xhamisë al-Aqsa janë shpërthyer shpesh më parë, duke ndezur tensionet rreth Lindjes së Mesme. Por ditët e fundit vëmendja ndërkombëtare është rritur gjithashtu rreth betejës ligjore me dekada të vjetër në lagjen Sheikh Jarrah, ku një grup izraelitësh po përpiqen të dëbojnë dhe zëvendësojnë kryesisht familjet palestineze refugjate nga shtëpitë ku ata kanë jetuar për dekada. Palestinezët thonë se çështja e zhvendojses së tyre nga Jeruzalemi wshtw emblematike. Palestinezët qytetarë të Izraelit, si dhe palestinezë në Bregun Perëndimor dhe vendet fqinje arabe, kanë mbajtur protesta në solidaritet me Sheikh Jarrah.

Një vendim përfundimtar nga Gjykata e Lartë u vendos fillimisht për të hënën, por ai u shty për të dielën nga Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit në një përpjekje për të zbutur tensionet.

Ndërkohë, Hamasi, i cili ka bërë tre luftëra me Izraelin, është përpjekur të plotësojë boshllëkun politik. Grupi militant po përballet gjithashtu me presionet e tij në Rripin e Gazës, i cili është i rrethuar nga kriza të shumta humanitare 14 vjet në një rrethim të udhëhequr nga Izraeli dhe Egjipti.

Në rajon, marrëdhëniet midis Jordanisë fqinje, e cila është kujdestare e Xhamisë Al Aqsa, dhe Izraelit janë të tensionuara. Kjo pjesërisht sepse Izraeli po afrohet gjithnjë e më shumë me vendet e gjirit Arab si Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilët nënshkroi një marrëveshje normalizimi në shtator. Këto zhvillime kanë zemëruar gjithashtu palestinezët, të cilët thonë se këto marrëveshje vijnë në kurriz të të drejtave të tyre. ©LAPSI.AL 

 

9 Comments

  1. PO DUKET QART NE CDO CEP TE PLANETIT PADREJTESIT NUK PO MBETEN PA NJE PERGJIGJE TE ASHPER,KOHA PER TE ANALIZUAR PROBLEMET DHE ORIENTUAR ZGJILLJET ME DREJTESI HAK,, thotë:

    KUSH MENDOJ ,SE,ME PADREJTESI TRIUMFON,FATKEQESISHT ESHTE ZHGENJYER,,KUSH MENDOJ ME ME MEDIJA MUND TE GENJEJ NJERZIT,FATKEQSISHT KA DESHTUAR,SE NJERZIT I BINDIN FAKTET,KUSH BEN VAZHDIMIT PADREJTESI MERR EMRIN SI I PADREJT,KUSH BEN PADREJTESI DHE PRET SE DO NDEROHET VERTET DO ZHGENJEHET,SE PADREJTESI PO TI BEHET NUK E PRANON AS AI VET,KUSH NISET PER TE NENSHTRUAR NJERZIT PERMES TEKNOLOGJIS FUQIS MASHTRIMIT,FUNDIN E KA TRISHTUES,E KA TREGUAR HISTORIJA KOH PAS KOHE,NUK KA FUQI AS TEKNOLOGJI PARA MENDJE AS FJAL QE RRENON TE VERTETEN ,TANI KEMI HYR NE NJE ZHVILLIM TE RI,QE QUHET ME MEND NE KOK ,SEJILI TE URREJ SHKATRROJNE NDESHKOJNE DHE VRAS VETEN E VET,PERSE NDOLL LARGIMI NGA E VERTETA ,NJERIUN E RROKULLIS NE HUMNEREN EKSTREME TE SHKATRRIMIT TE DICKAJE QE SHPIRTI NDERGJEGJA NUK JA DESHIRON ,LUANI LUANI ME TE MIRAT QE I MALLI ZOT JU DHA SE SHPEJT DO TJUA MARRIN TE GJITHA DHE SDO TJUA JAP KURR ME DHE ATEHERE DO BINDENI SE KA ZOT ,DHE JU PERPARA TIJE NUK KENI VLER AS,SA NJE XERO,FATKEQESI E MALLE PER GJININ NJERZORE PER ATO QE ,NJERZIT I FTOJN NE HUMBJE,PER ATO QE PAJTOHEN JU SHKOJN PAS PER DYFTYRESH DHE HIPOKRIT DHE TE GJITH ATO QE HESHTIN PERBALL PADREJTESIS PER GJITH ATO QE DIN NUK KESHILLOJN PER MIR DHE NDALIN NGA E KEQA, RREZIKOHEMI QE NDESHKIMI TE MALLIT ZOT TE NA PERFSHIJ TE GJITHEVE ,PER SHKAK SE JEMI LARGUAR NGA E VERTETA NUK I SHERBEJM DOBIS DUKE U BERE NDIHMES DHE PLOTSUES NE DOBI,POR JEMI HELLUR NE SHKATRRIM TE NNJERITJETRIT QE KESHTU SHKATRROJM DHE VETET TONA ME HESHTJE ME MOSKESHILLIM PER MIR DHE NDALIM NGA E KEQA DHE MOS PRAKTIKIMIN ANGAZHIMIN NE BAMIRSI, E DESHIRONI TE KEQEN TJETRIT E GEZOFSHI DHE NE FAMILJET TUAJA NE ULLTIM GJINDET NGADO DERI SA TU PERFSHIJ,DHE TE NA PERFSHIJ TE GJITHEVE

  2. Tmerr qe heqin palestinezet e shkret.
    Mallkim.
    Cfare ka heq Kosova eshte shaka para palestines.
    Shkaku jane Anglia dhe amerika qe ne fillim te shek 20 ne traktate te pista nderkombetare vendosen te instalojne izraelin ne Palestine. As pyeten per popujt atje sic skane pyetur ndonjehere ne zakonet e tyre prej kolonizatori.

  3. O tironso
    Palestinezët nuk janë si ti që të ka pushtu jugu që në 44 dhe veriu në 91.
    Dhe ti rri si i dhjere e shite tokën 80000 lek të vjetra mkatrorin.
    Izraeli kërkon tokën e premtuar
    Po a i ka lënë vend vetes për ta fituar?
    Kete e di vetëm Zoti.
    Edhe.profeti i madh.Musa vetëm sa. E pa nuk hyri në ate tokë.
    Mjerë ata që bëjnë shkatërrime në tokë
    Zoti maerr hak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu