• |
ide | kryesore

Ministri gjerman i Shëndetësisë: Nëse nuk vaksinoheni do t’ju zë koronavirusi

-Instant, Lajme, Planet



Kushdo që nuk është i vaksinuar do ta kapë koronavirusi” paralajmëroi ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann gjatë një konference shtypi sot, duke vënë në dukje se ulja e rasteve nuk duhet të çojë në pakujdesi. Sidoqoftë, ai siguroi se për momentin “gjithçka po shkon në drejtimin e duhur“.

Shkalla e rasteve të reja për 100,000 banorë brenda shtatë ditëve është ulur ndjeshëm. “Shifrat po bien, por janë ende shumë të larta” tha Lothar Wheeler, kreu i Institutit Robert Koch, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp. Të dy zyrtarët përsëritën disa herë se vaksinimi është i nevojshëm dhe u bënë thirrje qytetarëve që të pranojnë injektimin e dozave.

Kreu i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin Universitar Charité, Christian Drosten tha sot se brenda 18 muajve të ardhshëm popullsia e Gjermanisë do të jetë imunizuar, ose përmes vaksinimit ose natyrshëm. “Virusi do të bëhet endemik”, shtoi ai, por “nuk do të zhduket”. “Dhe kushdo që tani zgjedh të mos vaksinohet duhet ta dijë se po zgjedh infeksionin natyror” paralajmëroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *