• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë paraditen në të gjithë vendin. Gjatë mesditës, shira të dobët prekin fillimisht zonat veriperëndimore dhe gradualisht shirat shfaqen edhe në qendër, ndërsa vetëm momente me pika shiu në jug të vendit.

Kjo situatë vijon deri vonë pasdite kur reshje të pakta  izolohen në juglindje, ndërsa vendi kalon në kushtet e kthjellimeve me vranësira të shpeshta. Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit duke variuar nga 10 në 18 gradë, por mesdita ul me 3 gradë vlerat termike në qendër dhe jug, ndërsa rënie më e theksuar pritet në veri. Sot maksimumet në vend luhaten nga 17 gradë në zonat malore deri 26 gradë në jug të Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *