• |
ide | kryesore

Partizanit i kthehen pjesët: derbi me Tiranën vlen sa titulli…pothuajse

-Instant, Sport



Atmosfera para derbit nuk është ajo më e mira në kampin e Partizanit. Jo vetëm për rezultatin e fundit që e zbriti nga kreu i renditjes, duke e lënë të ndjekë Teutën tani një pikë pas, por edhe sepse lojtarët kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre me vonesat e pagesave si bën të ditur Panorama Sport, duke e nisur stërvitjen e djeshme duke mos zbritur në kompleks për afër gjysmë ore, duke kërkuar sqarime nga drejtuesit për vonesat e pagave.

E megjithatë, në këtë klimë tensioni, Daja duhet të përgatisë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit: titulli kalon pikërisht përmes saj dhe bëhet fjalë për derbin e kryeqytetit. Ajo me Tiranën është takimi më i ndjerë, edhe pa tifozë në stadium. Të kuqtë duan të shkojnë në ndeshjen direkte me Teutën në distancë parakalimi, por nuk duhet të humbasin kurrësesi në derbi.

Në portë është i sigurtë Hoxha, ndërsa rikthimi i Malës dhe Bardhit, rikthen formacionin tip të të kuqve, që kishte krijuar stabilitetin e një serie të rëndësishme positive. Mbrojtësi do të marrë vendin e tij në të djathtë, ndërsa Bardhi do të ulë sërisht në stol Ferhan Hasanin. Linja katërshe e zakonshme në mbrojtje e një mesfushë me Brojën, Muratajn e pikërisht Bardhin, ndërsa përpara Cinari, Junior e Asani janë të padiskutueshëm.

FORMACIONI I MUNDSHËM: 4-3-3
Portier: Hoxha
Mbrojtës: Mala, Bitri, Belica, Hakaj
Mesfushorë: Murataj, Broja, Bardhi
Sulmues: Asani, Junior, Cinari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *