• |
ide | kryesore

Reagim misterioz kundër Super League: Uefa nis hetimin për Juve, Real e Barcelona, nuk dihen shkeljet

-Instant, F1, Sport



UEFA ka hapur një hetim disiplinor kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus në lidhje me bashkimin në projektin e Super League. Organizmi Europian ka caktuar “inspektorë etikë dhe disiplinorë” përgjegjës për kryerjen e këtij hetimi, në lidhje me projektin e Super League.

“Informacione të mëtejshme mbi këtë çështje do të komunikohen në kohën e duhur”, shtoi Uefa, pa specifikuar se për çfarë “shkelje të mundshme të kornizës ligjore të UEFA-s” akuzohen tre klubet. Asnjë kalendar nuk është dhënë në lidhje me hetimin, por zakonisht akuzat disiplinore pasojnë emërimin e inspektorëve me të paktën tre javë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *