• |
ide | kryesore

Shkoi me plagë në spital, i riu në Korçë arrestohet bashkë me shokun

-Instant, Lajme, Të fundit



Marsel Rusi, 33-vjeçari që u vetëplagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri. Sipas policisë, ata kanë tentuar të shtrembërojnë ngjarjen duke dhënë deklarime të rreme. Adri e ka çuar në spital 33-vjeçarin duke i kërkuar të thotë se e ka plagosur dikush tjetër, por nga hetimet ka rezultuar se ai është vetëplagosur.

Rreth orës 22:40, Rusi ka shkuar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore i dëmtuar në fundshpinë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *