• |
ide | kryesore

Shpëlarja e trurit/ Bluzat e bardha i japin çmim Edi Ramës për Ditën Botërore të Infermierit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mandati i tretë i ka dhënë Edi Ramës tisin e një politikani, të cilin do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, ta shkulin nga pushteti për një kohë të gjatë. Vetë Rama e ka thënë disa herë se punën e kryeministrit e koncepton si të ishte në rolin e një babai për kombin, në kushtet e pandemisë.

Për pasojë, kanë nisur të shfaqen në aktivitete publike, simptomat e para të shpëlarjes së trurit që shoqërohet me skena qesharake. E tillë ka qenë sot ajo e bluzave të bardha që u mblodhën për një aktivitet për Ditën Botërore të Infermierëve dhe pas një viti të lodhshëm në pandemi, vendosën t’i japin çmim…. kryeministrit Edi Rama.

Fatmirësisht, Rama tregoi se ia ka dalë të qëndrojë esëll nga propaganda që prodhon vetë dhe e ka refuzuar çmimin, duke i paralajmëruar infermierët se nëse do ta kishte pranuar, kjo do t’i çonte në Portokalli. Në momentin që i kanë dhënë çertifikatën dhe një llampë në shenjë simbolike, ai ka refuzuar atë me pretekstin se do ta marrë kur rrogat e infermierëve të rriten më 40%.

Tani me lejen tuaj unë nuk do ta marr çmimin. E refuzoj ta marr sepse nuk më takon. Duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet Presidenten, certifikatën ta mbajë edhe unë do ta marrë pasi rroga të jetë rritur 40%. Të paktën të ketë një arsye se të vij unë këtu dhe çmimin ta marrë prapë unë, kjo do të na çojë në Portokalli. E di xhan e di. Unë nuk e marr se nuk e meritoj. Nuk ka shans që të vij këtu sot për t’ju nderuar ju dhe i vetmi që marr nderim jam unë. Llambën do ta marr sepse do më kujtoj që të marr certifikatën kur të rris pagën me 40%” u shpreh Rama, të cilin më pas e përdorën për të shpërndarë çmimet e tjera.



14 Comments

  1. Prisni dhe ca kohe, se do filloni te shkoni ne pune te dielave per diten e Edverit. Eshte komiko-tragjike historia e shqiptareve. Edhe gomari i shkrete kur e mundojne shume hedh vickla dhe shkelmon, shqiptari ka nje durim te admirueshem (ironi). Shqiptaret vriten perdite per nje fjale goje, kur vjen puna te protesta, shullehet pas hirit te oxhakut. Duhen protesta popullore pa pyet madje as opoziten, shife pastaj si dridhen lepujt e qeverise, qe po mbajne peng kete vend.

  2. Ky do te vdese i qete ne pushtet si Enveri.
    Pastaj mê 2045-en njerezia do t’i rrezoje bustin…..

    1. Mos u nxito o Muti Kristaqit!
      Kemi bustin e Azemit me pas
      Saliut, Ilirit mbas vetvrasjes qe ka deklaruar etj. etj.

  3. Tani do i vendosim bustin ne bufe dhe foton ne sallon Paulinit si shokut Enver dikur??. Cfare populli vari hajdarin jemi.

  4. Ehe sa herë do dekorohet tani ai!!!Kjo ishte e infermierve.Të gjitha profesionet do ta dekorojnë do ta shpallin hero lufte bile dhe kriminelat sepse e mposhtën armikun e brëndshëm dhe të jashtëm!!!!

  5. Bejini nje bust o milet lepur medioker hipokrit pa dinjitet pa karakter e anti human qe tja rrezoni kur te kete vdekur.

  6. Po infermeret as uje nuk u jepni pacientve pa pagese mendo sa lek mernin per tu dhene Oksigjenin Sa histori te trishtuara ka kaluar cdo familje shqiptare dhe prap falederojem dhunuesin.

  7. Vetem ketij trapit 2 metersh I shkon ne mendje llamba e aladinit. E ka punuar jashte orari zyrtare me goditje te perqendruar dhe ja dhuron vetes nepermjet budallenjve me bluza te bardha. Ata punojne shefi merr dekorata, dhurata e para’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *