• |
ide | kryesore

Sinjalet/ A jemi afër fundit të pandemisë?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Rastet e reja të infektimit nga Covid-19 janë vetëm disa dhjetëra persona të konfirmuar, sipas asaj që raporton çdo ditë Ministria e Shëndetësisë. Spitalet e dedikuara për pandeminë dalëngadalë po boshatisen. Covid 3 dhe 4 në Tiranë nuk kanë më pacientë për të trajtuar, ndërsa spitali rajonal i Elbasanit ka pak, ose aspak të shtruar që kërkojnë trajtim.

Pak ditë më parë, mjekët e Infektivit iu gëzuan 24 orëve të para pa asnjë pacient të ri me covid. Numri i të shëruarve këtë të mërkurë (12 maj) ishte mbi 1 mijë persona, ndërsa rastet e reja me koronavirus vetëm 42. Në kushtet kur pandemia thuet se është në tërheqje, mjekët e Komitetit Teknik të Ekspertëve sinjalizojnë heqjen e masave kufizuese në fillim të qershorit.

Pak ditë më parë, njëri prej tyre Alban Ylli tha se do t’i propozonte Komitetit Teknik heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskës në ambjentet e jashtme dhe zgjatjen e orarit të lëvizjes deri në mesnatë. “Shpresoj në mbledhjen e kësaj radhë të kemi gradualisht lirimin e një a dy masave, unë personalisht do propozoj një zgjatje të orës policore deri në mesnatë dhe ndoshta një ndërrim të detyrimit për maskat në rekomandim, në mjedise të hapura” tha Ylli për Tv Klan.

Ndërkohë një tjetër mjek, Skënder Brataj paralajmëroi sërish heqjen e masave kufizuese në një intervistë për abc.
“Po vlerësohen të gjitha masat dhe kuptohet që janë paralele dhe graduale. Sa më shumë të vaksinuar të kemi aq më shpejt do të shkojmë drejt eliminimit të masave që janë, kuptohet një nga një. Maskat, oraret, ora policore, aktivitetet e ndryshme, bizneset, lokalet, festat do të shihen të gjitha me radhë”, tha më tej Brataj.

Rama i përgjigjet PD-së, sulmon sërish grumbullimet e Bashës

Por ndërsa ekspertët paralajmërojnë afrimin me normalitetin, mbeten dyshimet nëse vërtet rreziku ka kaluar.
Shifrat e pandemisë ranë në mënyrë drastike menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit dhe këtu ka një kontradiktë. Gjatë fushatës u vunë re grumbullime të përditshme të qindra, apo mijëra qytetarëve, që sfiduan rrezikun nga Covid për të brohoritur në kor thirrjet e liderëve politikë. Turma njerëzish, si nga PD, ashtu edhe nga PS u grumbulluan nëpër sheshe dhe stadiume, duke krijuar ato që në kushtet e pandemisë konsiderohen “bomba biologjike”. Pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë shenjë se këto grumbullime dhanë ndonjë efekt në shifra infeksoni.

Në anën tjetër, keqpërdorimi politik i Komitetit Teknik të Ekspertëve është një fakt i provuar nga karantina e detyruar dyjavore për emigrantët që vinin nga Greqia. Vendimi ishte një shërbim bajat që iu bë Partisë Socialiste në lidhje me 25 Prillin, duke thërrmuar përfundimisht një grimë kredibiliteti që u kishte mbetur anëtarëve të Komitetit.

Fshehja e vdekjeve nga Covid/ Shifrat që nxjerrin bllof propagandën e qeverisë

Dyshimet nëse shifrat që raportohen pasqyrojnë situatën reale të pandemisë, shtohen edhe nga shifrat e vdekshmërisë të tre muajve të parë të këtij viti që publikoi INSTAT. Me pak fjalë rezulton se vdekjet u rritën nga krahasim me tre vite më parë, por jetët e humbura nga Covid sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shumë pak, në krahasim me ato që janë shtuar nga vitet e kaluara.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 1810 shqiptarë humbën jetën nga COVID-19 në 3 muajt e parë të këtij viti.

Diferenca me mesataren e tre viteve të shkuara është afërsisht 3200 vdekje.

Prej këtu rezulton se janë 1400 jetë të humbura më shumë se mesatarja. Kjo është shifra që dyshohet se është pasojë e infektimit nga covid dhe se është fshehur nga autoritetet, që nuk kanë si ta shpjegojnë këtë rritje të vdekshmërisë.

Në prag të sezonit të turizmit, shifrat e ulëta të pandemisë dhe heqja e masave kufizuese pritet t’i japin frymëmarrje turizmit, megjithatë zhdukja si me magji e Covid-19 pas zgjedhjeve të 25 Prillit, duket një tjetër provë se të dhënat e pandemisë janë të dirigjuara në bazë të interesit politik. Për momentin, interesi është që të mos kemi një pandemi të rënduar. Dhe ashtu po ndodh.©Lapsi.al



10 Comments

  1. Spo u del e keqja eee?
    Ej, iku 25 Prilli. Shihni para tani per 2025, ose edhe me tutje ndoshta. Pini pak uje, ose dhalle dhe freskoheni, relaksoheni dhe e merreni me qetesi. Avash avash.

  2. Tamam si del e keqja.
    E provuan me fotografi nga morgu.
    E provuan me shpifje te atij PDs se Shijakut dhe atyre dy motrave qe u vdiq i jati…
    E provuan duke thene sa mire eshte Israeli e sa mbrapa jemi ne….
    E provuan duke thene qe origjina e vaksines eshte e dyshimte…
    E provuan duke thene qe edhe Luli po perpiqet per te sjelle vaksina.
    E provuan duke hap panik per ate gruan qe vdiq mbas vaksines….

    vazhdoni mbajeni ne goje edhe per 4 vjet te tjera tani.

  3. Do ta hame si India
    Kujtuan se shpeuan vetem kur ju versul kovidi sa skishin ku ti varrosnin.
    Politike qe cke me te.
    Dirigjohen si kuklla teatri.
    Klanet politike grusht bashkuar rreth kryebastardit.

  4. Kryeministri Edi Rama nuk e ndali propagandën me pandeminë e koronavirusit. Në ditën kur INSTAT i qeverisë konfirmoi se janë të paktën 9300 vdekje shtesë në një vit pandemie, të cilët nuk janë numëruar nga ekzekutivi, Rama doli përpara infermierëve në ditën e tyre.

    Pa thënë asgjë për vdekjet nga virusi, ai vazhdoi propagandën duke premtuar rritje pagash, sikur të ishte dita e parë në pushtet. Ai u krenua me vaksinimin dhe në fund sajoi një tjetër shfaqje.

    Asambleja Kombëtare e Infermierëve i kishte akorduar një çmim vlerësimi, por Rama e refuzoi publikisht. Skena e sajuar ndodhi në sytë e ambasadorëve të SHBA dhe BE.

    “Nuk më takon. Po duke qenë se ju nuk doni ta lini në siklet presidenten. Të bëjmë një kompromis. Certifikatën ta mbajë urdhri, do e marr pasi rroga të rritet. Se s’ka kuptim. Pa vënë fare në dyshim që e keni menduar këtë punë. Unë nuk e marr këtë, sepse nuk e meritoj. Jam shumë i sinqertë. S’ka shans të vij unë këtu sot, dhe i vetmi që ikën me nderim. Do e lë certifikatën tek urdhri. Do e marr kur të rritet paga 40%”, tha Rama.

  5. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka zbarkuar në terren tek pasuritë e paligjshme dhe të fshehura të 10 ish gjyqtarëve të nivelit të lartë, që të gjithë të emëruar nga Sali Berisha dhe PD-ja si të besuar. Prokurorët e SPAK kanë administruar dokumentacionet, kontratat e energjisë elektrike, dokumentet për të ardhurat e ligjshme si dhe kanë marrë në pyetje mirëmbajtësit e rezidencave të ish gjyqtarëve, të afërmit e tyre etj.,për të provuar para Gjykatës Speciale fshehjen dhe mashtrimin me pasurinë, në kuadër të kërkesave për sekuestrim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *