• |
ide | kryesore

Tenis/ Roland Garros kthen tifozët: publiku vetëm me pasaportë vaksinale

-Instant, Sport



Organizatorët e Roland Garros kanë konfirmuar këtë të mërkurë praninë e një numri të kufizuar tifozësh në tribuna. Për të hyrë në impiantet e tenisit, spektatorët duhet të paraqesin një lloj pasporte vaksinimi, ose më saktë rezultatin e një testi PCR ose antigjeni negativ të kryer në më pak se 48 orë, ose një certifikatë vaksinimi. Për herë të parë, është caktuar seanca e mbrëmjes.

Deri më 8 qershor, deri në 5,388 spektatorë do të jenë në gjendje të ndjekin ndeshjet çdo ditë, pastaj 13,146 spektatorë nga 9 qershori, për javën e dytë të turneut, në sajë të autorizimit të qeverisë për të rritur tavanin e pjesëmarrjes në 65%. Qeveria franceze ka njoftuar se ora e ndalimit do të mbetet në fuqi: deri në 8 qershor është caktuar në 21:00, me arbitrin që do ti kërkojë tifozëve të largohen nga tribunat në orën 8.30, ndërsa nga 9 qershor do të zgjatet deri në orën 23:00.

Organizatorët presin të shesin 118.611 bileta, kundrejt 15 mijë në edicionin e fundit të mbajtur në tetor, por shumë larg nga 500 mijë biletat e arritura në 2019 kur askush nuk mund ta imagjinonte që pandemia e koronavirusit do të shpërthente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *