• |
ide | kryesore

Vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga skelat: Na kanë kërcënuar me jetë, ministria na ka bllokuar liçensën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për aktin e ndërmarrë nga një biznesmen nga Kosova me emrin Admir Jahelezi, i cili tentoi të hidhej nga godina e ‘Muzeut Historik Kombëtar’, ka folur edhe vëllai i tij, Ismet Jahelezi.

Ai tha se situata kishte arritur deri në këtë pikë sepse nuk kishte marrë asnjë përgjigjie nga ministria e Transportit në Shqëipëri. Ndërsa tha se në Kosovë, madje ishte takuar edhe me kryeministrin ndërsa këtu sipas tij, çdo gjë është hermetike, e mbyllur.

Në fjalën e tij ai gjithashtu zbuloi se ishin kërcënuar me jetë nga kompania e transportit ‘Rilindja SHPK’, të cilët donin të ndërprisnin konkurrencën dhe të opereonin të vetëm në treg.

“Kemi bërë kallëzim në prokurorinë e qarkut të Tropojës. Na kanë kërcënuar me jetë, administratori i firmës “Rilindja SHPK, na ka thënë se do të na zhdukte si familje. Ministria na ka bllokuar liçencën që mos të operonim më. Na ka dalë dhe na kërcënuar pronari i agjensisë së transportit ‘Rilindja SHPK’ Në Kosovë kemi taku edhe kryeministrin. Ndërsa këtu është hermetike çdo gjë, e mbyllur.

Arsyeja e këtyre kërcënimeve, është fakti që ata nuk duan të kenë konkurrencë, duan të krijojnë monopol”- është shprehur vëllai i biznesmenit që tentoi të hidhej nga godina e Muzeut Historik.

Kujtojmë se ky problem ekziston dhe është bërë publik që prej vitit 2019, ku pronari i firmës “Papi Mers”, Admir Jahelezi, ishte prononcuar për mediat lidhur me këtë problem i cili ende nuk ka gjetur zgjidhje, ndërsa aktualisht kompania e tij shpallet si e falimentuar, si shkak i kredive të mëdha të pashlyera.



5 Comments

  1. vetem ne shqipri shajne viktimen dhe mbrojne hajdutin Njesoj si me zgjedhjet O shqiptar o palla keshtu do ngeleni te vjedhur dhe dhjere derisa ti dilni kundra vjedhsit hajdutit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *